LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, sherr për një semafor

Tiranë, sherr për një semafor

Një person mbeti i dëmtuar pasditen e së hënës në zonën e quajtur Qyteti i Nxënësve pas një sherri të krijuar për semaforin.

Disa persona u grindën mes tyre për shkak të semaforit dhe u përplasën fizikisht.Gjatë grindjes u dëgjuan të shtëna armësh, të cilat ishin në drejtim të ajrit.

I dëmtuari nga kjo grindje u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi 3 persona. /Telegrafi/