Në Tiranë qytetarët mendojnë se administrata e re amerikane nën drejtimin e Presidentit Donald Trump do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit, sepse shqiptarët janë kombi më proamerikan në bote.
Ata besojnë se marrëdhëniet shqiptaro – amerikane do të fuqizohen më tej, bazuar edhe në traditën e shkëlqyer njëshekullore.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet Bashkuara janë të hershme dhe kanë nisur shumë e shumë vite më parë, dhe besojmë se do të jenë përherë e më të mira. Shpresojmë se edhe këtë herë Presidenti Trump do të na mbështesë për t’u integruar Shqipëria plotësisht në Bashkimin Europian, se kjo është ëndrra jonë. Shpresojmë që të kemi me SHBA-të shkëmbime kulturore dhe ekonomike, politike dhe në fushën e mbrojtjes”, tha për Zërin e Amerikës Arvina Lleshi, studente e fakultetit juridik të Universitetit të Tiranës.
Ndërsa shkrimtari Agim Lika tha se marrëdhëniet shqiptaro – amerikane kanë qenë të konsoliduara prej vitesh dhe ai beson se do të vijojnë të forcohen më tej.
“Ne jemi pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë kombi më pro-amerikan në botë. Nuk do të ketë asnjë çarje në këto marrëdhënie dhe ato vetëm do të zhvillohen më tej”, tha zoti Lika për Zërin Amerikës.
Juristi Aldo Çomani tha se ka besim që Presidenti Trump do ta ketë një sy nga Shqipëria, sepse ne jemi partnerë historikë.
“Besoj se SHBA-të do ta ndihmojnë Shqipërinë në vazhdimësi. Kjo nuk ndryshon”, tha zoti Çomani për Zërin e Amerikës.
Shqiptarja Leta Hila jeton në Çikago prej vitit 1997, dhe i ndoqi nga Tirana ceremonitë e betimit të Presidentit Trump.
“Ardhja e Donald Trump besoj se është një mirësi dhe një shpresë për Shqipërinë. Shpresoj se qeverisja e tij do të jetë një zhvillim i mirë edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike”, tha zonja Hila për Zërin e Amerikës.
Mekaniku në pension Sulejman Xhia beson se nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh në marrëdhëniet shqiptaro – amerikane nga administrate e re amerikane.
“Presim të shohim se ç’do të ndodhë, sepse me ato çka ka deklaruar zoti Trump bota është pak në ankth, ndaj pritet zbatimet konkrete. Megjithatë për ne shqiptarët nuk do të ketë ndonjë zhvillim negativ, por për ne vetëm mirë do të ketë”, tha zoti Xhia për Zërin e Amerikës.
Ndërkaq qindra qytetarë përcollën drejtpërdrejt përmes ekraneve të mëdha ceremoninë e betimit të Presidentit Donald Trump.
Tubimi u shoqërua me një ekspozitë me 35 punime grafike të artistit të njohur Avni Delvina, si dhe një album me 55 punime grafike kushtuar Presidentit Trump./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania