LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, 55 vjeçari vret veten me armë gjahu

Tiranë, 55 vjeçari vret veten me armë gjahu

Shtetasi Gëzim Hyka, 55 vjeç vrau veten të martën në mbrëmje me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Hekal, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Policia, me të marrë njoftimin, ngriti një grup hetimor, i cili së bashku me Specialistë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nisën veprimet e para hetimore, raportoi Ora News.

Policia po heton në dy pista, atë të vrasjes nga pakujdesia, ose vetëvrasjes./Telegrafi/