Në shumë aspekte shqiptarët janë popull unik. Veçantitë i manifestojmë në shumë fusha, veçanërisht në politikë. Politika për shqiptarët është si sporti, është tifozëri. Lojtarët më të famshëm të këtij sporti janë analistët e politikës, janë blogerët e shumtë të shpërndarë anembanë botës. Këto dy grupe qëndrojnë në frontin e parë të këtij sporti. Për shkak të ndikimit që kanë në formimin e opinionit publik, edhe herëve tjera kam shkruar se tifozëria e tyre politike është moralisht e papranueshme. Të shfrytëzosh trurin, dijen, përvojën publicistike, shkencore apo kulturore për të mbjellë urrejtje dhe ndarje mes njerëzve, dhe pastaj ta quash këtë si patriotizëm, kjo për mua është veç ironi, imoralitet i pastër.
Kjo tifozëri politike edhe mund të mirëkuptohet nëse flasim për njerëz me emancipim të ulët. Nuk pritet nga këta njerëz të manifestohet mendimi i strukturuar, i bazuar në doktrina dhe teori bashkëkohore. Por, kur në ballë të kësaj lufte të paskrupullt qëndrojnë njerëz me grada akademike dhe shkencore, kjo bëhet serioze dhe e pafalshme. Veprimet e tyre sugjerojnë veç një gjë: sa pak ndikim ka pasur shkolla dhe arsimimi në formimin e tyre si njerëz dhe si intelektualë.
Këto dukuri tregojnë shenja të qarta të atavizmit tonë politik dhe shoqëror, që duam apo nuk duam, na përkujtojnë shoqëritë e Mesjetës. Në librin e tij ‘Frika nga Liria’ (Fear of Freedom), filozofi humanist Erich Fromm i përshkruante shoqëritë e Mesjetës (sidomos shoqërinë italiane) si struktura të përbëra nga grupe apo klika të vogla individësh, të udhëhequra nga individë të pasur. Këta individë përfshiheshin vazhdimisht në luftë konkurruese mes tyre e, si qëllim parësor kishin pushtetin dhe pasurinë. Udhëheqësitë e këtyre klikave e përdornin pushtetin e tyre për të shtrydhur pasurinë nga kushdo që mundnin. Në periudhën mesjetare, individi nuk ekzistonte si i tillë. Lidhja mes njerëzve krijohej përmes strukturës feudale dhe kishës. Vendi i individit përcaktohej nga këto dy struktura të shoqërisë.
Në mënyrë të ngjashme, filozofi Karl Popper përshkruante shoqëritë me mendësi tribale, kolektiviste. Sipas tij, në shoqëri të këtilla, individi dhe avancimi i tij është pothuajse i pamundur pa plotësuar kushte të caktuara. Në shoqëritë tribale njerëzit funksionojnë në frymën e hallkës, dhëmbëzorëve të një ingranazhi më të madh – grupit, klikës politike.
Dy janë virtytet kryesorë që një individ duhet t’i posedojë për t’u bërë pjesë e ingranazhit politik. Virtyti i parë lidhet me madhësinë, formën, forcën individuale; a janë këto të përshtatshme për funksionimin e ingranazhit? Virtyti i dytë ka dy kushte: së pari a ka nevojë ingranazhi për hallkën dhe, nëse po, atëherë hallka duhet të tregojë gatishmërinë për të mbajtur atë vend, sepse kjo krijon harmoninë. Popper thoshte se kërkesat e këtilla gjenden tek shoqëritë tribale, me mendësi kolektive. Individi në këto shoqëri nuk është gjë tjetër përveçse një hallkë. Kur kjo është kështu, atëherë qëllimi i etikës mbetet i thjeshtë: të kuptojë se çfarë duhet të bëjë kjo hallkë, t’i përshtatet tërësisë apo ingranazhit.
Së fundmi, përvoja na thotë se nuk ka fat tjetër për njeriun përveçse të kuptojë se jemi të destinuar që ta mbajmë vetë peshën e kryqit mbi supe. S’ka rrugë tjetër! Çdo gjë tjetër është farsë. Vetëm kështu mund të mbetemi njerëzor dhe humanë. Por, kjo rrugë ka shumë ekuacione të panjohura, ka pasiguri, ka ankth, dilema. Vetëm nëse mbështetemi në arsye, jo në pasion, mund t`ia dalim mbanë, ta qeverisim më mirë ankthin (strain) e jetës sonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët