LAJMI I FUNDIT:

“Tibi”, koleksioni i ri

“Tibi”, koleksioni i ri

Relaksuese dhe shumë femërore, kështu ka vendosur ‘Tibi’ të prezantojë koleksionin e ri, në një ambient mjaft intim, të shoqëruar vetëm me fotografin dhe fotomodelen.

Karakteristikë e Tibit në koleksionin e tij ka qenë gjithmonë shumëllojshmëria e veshjes, rroba të përshtatshme në çdo rast, si p.sh. pulovra elegante, pantallona klasike, fundet dhe fustanet, të cilët dominojnë shumë në këtë koleksion.

Ngjyrat e përdorura janë e kuqja, e bardha, e zeza dhe bluja, që do t’ju dhurojnë një pamje unike.

Dizajneri ka përfshirë në koleksionin e tij një variacion stilesh, si ajo klasikja, sportivja, elegantja dhe shik për kokteje. /Telegrafi/