“Thymosi” – (mos)ikja nga vetvetja
Thymosi sipas Homerit e më vonë ai Hegelian ndërlidhet me dëshirën për pranim apo në versionin më të ri të Francis Fukuyama, “lufta për pranim”. Thymosi si rrjedhojë e konceptit të Homerit pastaj edhe e Platonit në veprën e tij Republica, shpreh se si njeriun e shtyn përpara të ec dhe e mban në veprim, ky thymos apo dëshira e zjarrtë, pasioni, vetërespekti, egoja, dëshira për vetërealizim, me një fjalë, thymosi paraqitet si një gjendje emocionale e brendshme dhe bënë tentativ për pranimin mënyrës së vetëprezentimit, apo si dëshiron Ai (Ajo) të duket në sytë e të tjerëve, ndërsa në variantin më të ri të Fukuyames paraqitet “lufta” e individit, grupeve, njerëzve, kombeve me qëllim të imponimit të ideve, koncepteve, dëshirave, politikave etj., ndaj tjetërit, në mënyrën më të mirë se si personi në fjalë e sheh veten dhe dëshiron t’i prezantohet në publik tjerëve dhe ATA ta pranojnë ashtu si ai e sheh veten në sytë e tij.
Shumica e luftërave të përgjakshme gjatë historisë janë bërë si rezultat i thymosit dhe “dëshirës për pranim” nga ana e kundërt.
Dua t’a ndërlidh me jetën tonë sot dhe me thymosin tonë kulturor, historik, social. Shoqëria jonë njihet mjaft mirë në regjion dhe më gjerë për njëlloj thymosi të veçantë dhe origjinal në raport me kombet tjera, normat, vlerat të cilat me shekuj janë bart dhe përcjellë nga brezi në brez.
Kemi BESËN e cila mos të themi “ka qenë”, institucion dhe konstrukt social, kulturor me të cilën vlerë shqiptarët mes veti kanë komunikuar dhe në raport me kodet e saj kanë jetuar me shekuj, ku fjala e dhënë ka qenë më shumë se FJALË.
Në vazhdimësi të vlerave me të cilat janë tipizuar dhe çmuar njerëzit e këtyre viseve gjatë komunikimit, vend të veçantë zë edhe MIKËPRITJA dhe mënyra se si njerëzit janë takuar dhe janë gostitur, normë e cila është vërejtur dhe diskutuar nga njerëzit e kulturave të ndryshme dhe janë bërë studime të ndryshme në raport me këto vlera të cilat kanë ngjallë kërshëri mes etnive të ndryshme.
Mes vlerave dhe normave me të cilat shqiptarët kanë jetuar në këto vise duhet përmendur BURRËRINË, respektin ndaj PLAKUT (Babait) apo të moshuarve dhe respektin e posaçëm të tyre për përvojën jetësore dhe tregimet nëpër ODAT të cilat në njëfarë mënyrë kanë zëvendësuar format e shkollave të sotme, ku gjeneratat e reja janë njohur dhe përgatitur për sfidat që jeta do t’ju sjell në vazhdimësi. Respekti i posaçëm ndaj kultit të NËNËS, MOTRËS apo në përgjithësi ndaj gjinisë së bukur, ishin edhe disa vlera të cilat për disa shoqëri evropiane gjatë shekujve të kaluar ishin mbrapa në raport me kodin vleror të LEKË DUKAGJINIT.
Deri sa një numër i femrave nëpër Evropë gjatë mesjetës ishin djegur me pretekst se janë shtriga dhe ishin kundër normave, vlerave të shoqërisë së atëhershme, në raport me religjionin, kultin dhe mirësjelljen sipas autoriteteve të asaj kohe, në anën tjetër tek populli shqiptarë sipas kanunit, femra kishte një vend të posaçëm, jo fortë avancues në shoqërinë patriarkale, por sipas rrethanave dhe kushteve kulturore, sociale shumë më përpara në raport me shumë shoqëri të asaj kohe, të cilat sot udhëheqin rendin civilizues. Janë shume karakteristika tjera të cilat e tipizojnë dhe e veçojnë për kah kodi vleror shoqërinë tonë, që nëpër histori e përcjellë me luftëra dhe sakrifica të shumta.
Në ditët e sotme sidomos kohës së pasluftës dhe tranzicionit shtetformues, themelet e vlerave dhe normave të cilat na kanë përcjellë me shekuj kanë filluar të sfidohen nga konditat e reja bashkëkohore që kanë kapluar çdo shoqëri ashtu edhe shoqërinë tonë. Shumë mendimtarë, sociologë, politikanë, në krijimin e shtetit të ri Kosovar ia mveshin edhe një identitet të ri i cili ka tentativë të shkëputet nga tradita, historia, vlerat të cilat ishin bartur me gjenerata. Dinamizmi i jetës bashkëkohore, interaksioni kulturor, social, komunikues krijoj rrethana të reja për negocijimin e vlerave dhe normave të cilat në vazhdimësi barten, imponohen nga jashtë, por sa është e dobishme që ne të ikim nga baza apo rrënjët dhe të modifikohemi në raport me atë, të panjohurën, e cila kërkohet dhe trendohet nga jashtë nëpërmes transkulturimeve apo inkulturimeve të cilat njerëzit i marrin gjatë komunikimit dhe interaksionit social me tjerët,… sa ato do gjejnë vlerë, zbatim dhe përputhje tek ne, shtrohet pyetja?
Kosovarët a janë duke ikur nga origjinaliteti i tyre? A janë duke kërkuar një identitet të ri, i përcjellë me norma dhe vlera të reja (të huazuara) të huaja, apo të rikrijuara? Vlerat që ishin të përcjella nëpër histori, apo e humbin vendin e vet dalngadal? mënyra se si ne po bëjmë “luftën për pranim” nga tjerët, apo pëson ndryshime? Apo ndoshta pushteti është aq i fortë i cili me vete ndikoj në krijimin e një modusi të ri etnos që të pranohet nga faktori ndërkombëtare ku me vete po bart rreziqet e një transformimi kulturor të brendshëm i cili është më se artificial.
Pushteti me etiken e vet politike është shumë larg kodit dhe vlerave të cilat i përmendëm më lart, norma me të cilat ishin mburrur gjenerata dhe gjenerata të tëra dhe ishin mu ato ligje të cilat e ruanin popullin nga asimilimi apo shfarosja kulturore pa marrë parasysh ngjyrimet e ndryshme religjioze që kishte populli shqiptarë ku bashkëjetesa mes veti, nder një kult të përbashkët (Komb), ishte lakmi për shumë vende civilizuese, tani, sot, me krijimin e rrethanave të reja po tentohet të krijohet një shoqëri kinse e re, e cila nuk do të thirret në të kaluarën dhe historinë e saj të mëhershme, “pra po fillojmë së ekzistuari që nga viti 1999”.
Sot ky imponim antivleror nga pushteti po përcjellët dhe po ndjehet në secilin segment të shoqërisë tonë dhe po krijohet një huti apo rruge e padefinuar dhe pa plan në kërkim të një identiteti të ri i cili po formohet në baza jo të shëndosha dhe jo reale- “ikja nga vetvetja”.
Thymosi i Kosovës po merr ndryshime dhe pësime dhe “dëshira për pranim” po zbehet, sinjalet tona komunikuese po bëhen të dobëta, nuk po tentojmë t’ia paraqesim botës atë që jemi, por jemi në kërkim e sipër se kush jemi, janë sinjale që po i dërgojmë shoqërive tjera. “Nuk kemi dëshirë të na pranojnë ashtu si jemi, por do bëhemi ashtu si na kërkohet, do ikim nga e kaluar jonë, do frymojmë ashtu si ju kërkoni dhe ne nuk kemi thymos për vetëm tonë“….janë fjalë thua se unë çdo ditë i ndjej, vërej, dëgjoj, jetoj me to.
Unë mendoj që ne duhet të kërkojmë rrugë, shteg, që botës t’i tregojmë se kush jemi dhe të mburremi me vlerat, normat, kodet që ishin përcjellë nëpër shekuj. Unë nuk do iki nga vetja ime, as shoqëria jonë nuk duhej të ikte në kërkim të një frankenstein-it të ri kulturor, historik e social.
Me xhelozi duhet t’i ruajmë thesaret tona kulturore dhe historike të cilat na mësuan si të vazhdojmë më tutje në rrugën e vazhdueshme që sot ne arritëm dhe aty ku ne synojmë të jemi në të ardhmen, si një shoqëri civilizuese dhe pjesë e trendëve bashkëkohore e pasuruar me vlera që do jenë produkt i gërshetuar mes përvojës, së kaluarës tonë dhe dijës së sotme bashkëkohore.
Pra, vetëm me një bashkëdyzim dhe një simbiozë midis vlerave që janë përcjellë me gjenerata të tëra ndër shekuj dhe trendëve, koncepteve, ideve të reja bashkëkohore për një jetë në të mirë të shoqërisë, ku këto vlera ruajnë gjenezën, bazën apo themelin. Ato mund të negociohen, modifikohen në përputhje me rrethanat dhe kërkesat e sotme bashkëkohore, por asnjëherë duke iu shmangur rrënjëve apo themeleve në të cilat kultura e jonë shtrihet.
Rrethanat politike ndikuan që populli apo trungu i tij të shpërbëhet nëpërmjet kufijve të ndryshëm administrativ e që ndikoj në moskomunikimin edhe krijimin e disa tipizimeve apo faktorëve që tentojnë ta shmangin nga përmbajtja dhe sensi i të qenit komb unifikues, dhe përjetimeve tmerruese që ky popull i ndjeu gjatë jetës së tij. Në aspektin psiko-social kur kemi të bëjmë me devijimin e identitetit ajo bëhet shpesh si rezultat i TRAUMËS qoftë ajo individuale apo kolektive, dhe si pasojë e kësaj mund të vij tek ky fenomen. Katrahura të cilën e përjetoj populli i këtyre viseve sidomos gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar më bëjnë të besoj se kjo dukuri vije si pasojë e kësaj traume dhe është e përkohshme dhe kaluese (tranzicioni) nëse këtë fenomen e marrim me një qasje trajtuese dhe të zgjuar më qëllim të sanimit të kësaj gjendje, sa nuk ka marr përmasa më të mëdha.
Sot në rrethana të reja ku politika po i thyen barrierat, njësia politike dhe ajo kulturore gjithnjë e më shumë po përputhen nëpërmes integrimeve qofshin ato rajonale apo evropiane, po ndikon që kombi mes veti të komunikoj më mirë se kurdoherë në histori, ne duhet gjithsesi t’i kthehemi vetvetes dhe të tentojmë që të pranohemi nga tjerët, me të gjitha të mirat apo të metat që i kemi me shpresë që me kohë do të tejkalohen ato, por assesi të ikim në një formë tjetër të krijimit të një identiteti të ri artificial, sidomos jo në Kosovë.
Po përfundoj me një thënie të të madhit Mahatma Gandi ku ai thotë: “Nuk mund të na merret vetërespekti, por vetëm atëherë nëse ua japim vetë”.
(Autori është absolvent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-43-780x439.jpg)
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
![Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.png)
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
![Termi i popullarizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjestibbva-780x439.png)
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
![I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-67-780x439.jpg)
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin