LAJMI I FUNDIT:

Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Norvegji

Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Norvegji

Pas rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare e vazhduan procesin e krijimit të rrjetit të bizneseve shqiptare edhe në Norvegji.

Para krijimit të rrjetit, u mbajt një takim parapërgatitor me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Norvegji, si dhe u vizituan bizneset më të suksesshme në Oslo dhe në rrethinën e saj.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Diasporës, konstatimi i nxjerrë nga këto takime, ku u diskutua për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë e komunikimit midis tyre, ishte se mekanizmi më i përshtatshëm është rrjetëzimi.


Kështu, më 1 tetor, në Oslo, u mbajt Forumi për themelimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Norvegji. Në këtë forum ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, Osman Shahini, i cili theksoi se e përkrah këtë projekt madhor. Ai i informoi të pranishmit edhe për rëndësinë e regjistrit të diasporës.

Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve të Diasporës, nikoqir i projektit, foli rreth projektit, qëllimi i të cilit është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë në botë dhe bashkëpunimi mes tyre që, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, të investojnë në trojet shqiptare.

Gjithashtu, ai potencoi rëndësinë që kanë këto rrjete, rezultatet errjetëzimit në 18 shtete të botës, etj. Në anën tjetër, Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, i njoftoi afaristët e pranishëm rreth pakos së re fiskale.

Po ashtu, në forum ishin të pranishëm edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura, kryetarja e posazgjedhur Saranda Iseni dhe përfaqësuesit e projektit DEED , të UNDP-së dhe ata të IOM-it.

Në fund të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Korab Thaqi, nënkryetarë Albin Istogu dhe Agim Thaqi, sekretare Liridona Gashi, dhe arkëtar Habil Kaloshi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori