Thaçi, mbret i xhunglës
Xhungla si metaforë shpesh i referohet situatave që janë të padisiplinuara ose pa ligj, ose kur ligji i vetëm është perceptuar të jetë "mbijetesa e më të fortit".
I ashtuquajturi debat i parmbrëmshëm në RTK ta çonte mallin e një fushate elektorale. Për më shumë, panelistët e ftuar që kanë fytyrë dhe e emërojnë vetën analistë, nuk ishin gjë tjetër veç përkrahës e promotorë në ato që thoshte kryeministri, pa marrë parasysh çka. Fitova përshtypjen që ata ndonëse pohonin me kokë nuk ishin fare të vëmendshëm në diskutim, sepse si dukej agjendën e tyre, sikurse edhe kryeministri te veten, për këtë debat e kishin mësuar përmendësh. Panelistët madje ishin edhe më përkrahës të kryeministrit sesa vet anëtarët e partisë së tij me të cilët kohëve të fundit nuk ka edhe fort raporte të mira.
Në këso lloj debatesh panelistët thirren për të debatuar në mënyrë të mirëfilltë, për të sfiduar mysafirin e caktuar, për të paraqitur shqetësimet e shoqërisë civile, hallet e preokupimet e panumërta që i kemi, për t’ia cenuar pak komoditetin. Ndërkaq ata vetëm sa e akomodonin më mirë, i shkonin për huji kryeministrit! Pesëdhjetë përqind e bisedës në mos më shumë, me rastin e 100 ditëshit të qeverisë, u dominua rreth bllokimit të fondeve nga FMN-ja që kryeministri ose nuk i ka kuptuar pasojat ose po bën lojë fjalësh duke të lënë përshtypjen se kjo ishte fitore, dhe jo çfarëdo po e ngjashme me atë të autostradës, privatizimit total të Kosovës e të ngjashme.
Rritja e parregullt e pagave pa dashur të cenoj vetëmohimin e përfituesve, që rezulton ndër të tjera me pasoja nga FMN-ja e shtrenjtime astronomike për artikujt themelor të jetës, duke harruar shumicën e varfër të shoqërisë, ishte një tjetër e arritur e qeverisë për të cilat kryeministri i lexonte (disa herë) përqindjet e rritjeve dhe statistikat, pa pas asnjë qasje analitike për përparësitë e më shumë mangësitë e tyre. Humbja e 150 milion eurove ndihma për Kosovën për këtë vit, është shqetësuese në këtë kohë fukarallëku për shumicën e njerëzve, po edhe humbje për të pasurit, sepse çdo të mund të thithin mjete edhe prej këtij burimi! Nëse kjo shumë përpjesëtohet në 30 komuna, do t’i binte 5 milionë euro për komunë, aq sa është edhe mesatarja vjetore e buxhetit për shumicën e komunave.
Vlerësimi i shumë përmendur në shtator nga FMN për institucionet qeveritare, edhe nëse del pozitiv, rezulton me humbjen të pakthyeshme të këtyre mjeteve për vitin 2011, për më tepër ai vlerësim do të jetë apo jo, sfidë për t’ju ribashkuar këtyre ndihmave nga Fondi për vitet në vijim. FMN-ja nuk aplikon politika retroaktive dhe as nuk premton diçka të tillë. Është si puna e play off-it, edhepse në lojën e parë a të dytë fiton ekipi i caktuar, në total mund të jetë pikërisht ai humbësi, prandaj nuk është fare me rëndësi ajo fitore dhe natyrisht nuk merr shpërblim për të. Secili sportdashës (e që kosovarët njihen si të tillë) e din këtë filozofi, dhe përmes saj e kupton që humbja e ndihmave nga FMN-ja është e pakthyeshme.
E sa të ngathët u treguan ‘analistët’, gazetarët, sa servil e frikacakë, gjynah që u prezantuan si të tillë! Kur debatojnë me të tjerë qeveritarë, tentojnë njëfarë opozite, ama me kryeministrin janë tamam pozitë. Nuk e di nëse është më ligësi të paraqitesh frikacak në atë debat, apo ta refuzosh fare ftesën me arsyetim se nuk kam guxim të përballem me kryeministrin! Mendoj e para. Shumë shikues kanë shpresuar se parmbrëmë ka qenë momenti i qërimit të hesapeve, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të shqetësimeve qytetare nga ana e ‘analistëve’, e në vend të kësaj përfundoi me përuljen e tyre për interesa personale për të përfituar mediat pak ‘taxhi’ nga qeveria, respektivisht nga kafshata e popullit, për të cilat kryeministri u ‘premtoi’ se do t’ua siguronte së shpejti.
Çfarë të bëjë populli kosovar, është stërlodhur nga këto të ‘arritura’, gjithë këto suksese, e pothuaj asnjë të metë, ta jepnin bindjen që është duke u prezantuar ndonjë qeveri skandinave, e jo një qeveri, në shtetin e së cilës varfëria, korrupsioni, krimi e poshtërsitë në vend të reduktohen, sa vijnë e shtohen… Kosovës ndonëse e shndërruar në xhungël, nuk i ka mbet tjetër veçse të adaptohet me këtë situatë skamnore e shkatërruese pa asnjë përfaqësues (me pak përjashtime të opozitarëve) patriot e tarzan!
(Autorja është gazetare e pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi.png)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër