LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për vizitën e Vuçiqit: Shumë shpejt do ta vazhdojmë dialogun, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së

Thaçi flet për vizitën e Vuçiqit: Shumë shpejt do ta vazhdojmë dialogun, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën e presidentit serb në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë që ajo u mbyll pa asnjë incident dhe se homologu i tij nga Serbia ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.

“Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante, sipas tij, dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. “Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë”.


“Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin.

Një marrëveshje e tillë është e domosdoshme, sepse ajo sjellë perspektivë të qartë për integrime euroatlantike për të dy shtetet”, ka thënë Presidenti.

“Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim”.

“Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori