LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Buxheti, i vetmi në rajon që vazhdon të rritet

Thaçi: Buxheti, i vetmi në rajon që vazhdon të rritet

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka thënë se buxheti i vitit 2015 është i bazuar në rritjen ekonomike prej 4.6 për qind dhe me vlerë totale prej 1 miliard e 670 milionë euro.

Ky buxhet, sipas tij, do të inkorporojë investime kapitale më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e mirëqenies sociale.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë në fazën finale të përpilimit të Buxhetit të 2015, i cili është i vetmi në rajon që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës, si dhe rritjes së të hyrave.


“Do të jemi të përgjegjshëm me paranë publike duke u fokusuar në nevojat e Kosovës për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/