LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, sekuestrohen 11 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Tetovë, sekuestrohen 11 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Policia e Tetovës ka sekuestruar së fundi 11 kilogramë marihuanë, si dhe ka vënë nën pranga dy persona, një 23 vjeçar të cilit droga iu gjet në makinën e tipit ‘Audi A 4” si dhe një tjetër person, ruajtës kujdestar i mallit që shoqëronte bartësin e parë me një makinë të tipit ‘Mercedes’.

Sipas Ministrisë së Brendshme, policia dyshoi ndaj të riut për shkak se ai nuk kishte ndezur sinjalin e makinës. Pas kontrollit në bagazh, atij iu gjetën 11 pako marihuanë në një çantë të zezë.

Alsat-M raporton se kundër dy personave të ndaluar, MPB-ja ka ngritur padi penale për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike”. Mali Sharr prej kohësh është bërë korridor kryesor i trafikantëve ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Droga vjen kryesisht nga Kosova ose Shqipëria, e cila përmes Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë trafikohet për në shtetet Evropiane.