Secili që e përdor Facebook-un e ka stilin e vet, atë që më së shpeshti e përdor: fushatat reklamuese, vetëpromovimin, lojërat... Sipas statistikave, këta janë disa nga tipat e përdoruesve të cilët me siguri do t’i njihni midis miqve tuaj.
Spiuni
Zakonisht hyn në Facebook 40 herë gjatë ditës. Rregullisht i përdor profilet e miqve të tij për t’i spiunuar aktivitetet e ish-partnerëve, transmeton Telegrafi.
Tipi bebe
Aktivitetet më të shpeshta janë komentimi i personazheve të fëmijëve të vet dhe të huaj. Zakonisht ata janë “prindër të rinj”, të cilët janë tepër të magjepsur për shkak të të porsalindurve të tyre dhe nuk mund të ngopen me aktivitetet e bebeve.
Narcisi
Brenda një dite mund t’i postojë edhe më shumë se 50 fotografi personale (kryesisht duke mos e fotografuar tërë figurën) në të gjitha pozat e mundshme. Nëse postojnë më pak se dhjetë “like”, shlyejnë fotografinë. Shpesh i vendosin fotografitë nga fëmijëria me një tekst shoqërues: “Vallë, a nuk jam e ëmbël”, apo “Sa like ka për mua vogëlushen”.
Shpërndarësi i informacioneve të panevojshme
Ai i cili vazhdimisht na informon se jashtë moti është shumë i nxehtë, apo shumë i ftohtë, pastaj ku do ta kalojë ditën, ku do të shkojë për vikend, kush ka lindur e kush ka vdekur… etj. “Like”-ojnë çdo gjë që arrijnë, nga qendrat tregtare deri te promovimet e letrave higjienike dhe kronikat e zeza.
Paranojaku
Kujdesen me një saktësi të madhe çka dhe kur do të postojnë në Facebook. Privatësinë e mbajnë sa më larg që munden nga interneti, nuk kanë shumë miq (kryesisht janë njerëz nga fakulteti apo shkolla) dhe rrallë bëjnë komente.
Promotor i kampanjës së vet
Jetë private kryesisht nuk kanë dhe më me dëshirë informojnë për avancimet vetjake, kontratat dhe sukseset e tjera afariste. Apo punojnë në korporata të mëdha apo janë të punësuar në stilin “Unë jam zot i vetes”.
“Gamer”
Është tipi më i mërzitshëm i përdoruesve Facebook-ut për ata që nuk i praktikojnë lojërat në rrjetet shoqërore.
Përdoruesit joaktivë
Së paku 15 për qind të përdoruesve të Facebook-ut fare nuk e përdorin profilin e vet. Kryesisht janë “profile të rreme” të adhuruesve shtëpiakë, të bebeve apo të bendeve të dështuara. Ose janë thjesht njerëz të cilët nuk i duan rrjetet shoqërore, por preferojnë biseda të drejtpërdrejta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos