Zyrtarë të ngrohtores së qytetit, “Termokosit”, thonë se janë në përfundim të projektit të ri të ngrohjes me avull që pritet të vijë nga termocentrali “Kosova B”. Ngrohtorja e qytetit në këtë vit do të sigurojë ngrohje stabile për të gjithë konsumatorët e saj, bëjnë të ditur zyrtarë të Termokosit.
Drejtori i ndërmarrjes publike “Termokos”, Arsim Janova tregon se ky furnizim i mirë do të arrihet falë projektit të kogjenerimit të Termokosit i cili është në prag të finalizimit. “Kah mesi i nëntorit startojmë me nxehje nga Obiliqi që do të ishte një zgjidhje shumë e mirë dhe një projekt kapital. Problemin ndoshta mund ta kemi nga 15 tetori deri në 15 nëntor, pasi që të gjitha kapacitetet tona financiare i kemi drejtuar në startimin me ngrohje nga termocentrali Kosova B”, bën të ditur Janova.
Ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve nga ndërmarrja publike “Termokos”, ka filluar para dy vjetëve.
Pas përfundimit të projektit, Termokosi do të heqë dorë nga përdorimi i mazutit për ngrohtoret, që do të rezultojë në një qasje më të mirë ndaj mjedisit.
Një problem që e thekson Janova, ka të bëjë me borxhet e konsumatorëve ndaj ndërmarrjes. Qyterarët kanë mbi 18 milionë borxh ndaj kësaj kompanie. “Sa i përket borxheve, në vazhdimësi i kemi zbatuar të gjitha masat ligjore, kemi bërë edhe padi për konsumatorët borxhlinjë, kemi bërë edhe shkyçje kolektive nga rrjeti, mirëpo nuk ka pasur efekt të madh. Me shartimin me ngrohje nga Obiliqi ne do t’i ashpërsojmë këto masa dhe do të bëjmë shkyçje edhe individuale”, shton ai.
Sidoqoftë, reduktimet e ashpra me energji elektrike të cilat janë paralajmëruar se do të jenë gjatë muajve të dimrit, thuhet se mund të shkaktojnë telashe për ngrohtoren e qytetit.
Problemet me furnizim të rregullt me energji elektrike, vijnë si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në Termocentralin “Kosova A” në muajin qershor të këtij viti.
Pas këtij incidenti, në termocentralin “Kosova A” dy njësi nuk do të arrijnë të fillojnë operimin deri në muajin dhjetor të 2014-s.
Ndërkaq qytetarët thonë se në vitet paraprake edhe pse kanë qenë parapagues të rregullt të Termokosit, kjo kompani nuk i ka furnizuar ata me ngrohje të rregullt as atëherë kur temperaturat kanë qenë në minus gradë celsius.
Anita Sadiku qytetare nga Prishtina, nuk beson se do të ketë përmirësime. “E kanë bërë shumë të madhe se do të ketë ngrohje, por nuk po besoj, pasi që çdo herë thuhet kështu por ndodh e kundërta, nëse do të kemi është shumë mirë”, shton ajo.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, thuhet se janë pengesë për procesin e prodhimit, të arsimit dhe për sektorin e shëndetësisë.
Që nga paslufta në Korporatën Energjetike të Kosovës janë bërë investime të mëdha, që megjithatë nuk kanë ndihmuar në përmirësimin e gjendjes energjetike.
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, shihet si një mundësi e mirë për furnizim të rregullt me energji elektrike për Kosovën. Vendimi për ndërtimin e këtij termocentrali ishte marrë në vitin 2005, ndërkohë që deri më tani ende nuk ka filluar ndërtimi i tij. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos