Tërbimi i ambasadorëve rus
Ambasadorët e Rusisë duket se kanë probleme të mëdha. Të gjendur para dështimeve të njëpasnjëshme dhe diskreditimit të politikës së tyre mashtruese, ata po e humbin durimin. Prej serisë së skandaleve të parin e shkaktoi ambasadori rus në Beograd Konuzin më 15 Shtator. Gjatë së njëjtës ditë ambasadori tjetër rus Çurkin në Nju Jork vazhdoi me skandalin tjetër. Një “margaritar” dëgjuam edhe nga një ambasador tjetër rus në selinë e NATO-s Rogozin këto ditë se si Kosova do shkaktuaka hiç më pak se Luftën e Tretë Botërore. Politika ruse në fakt është e njohur si politikë e mashtrimeve dhe gënjeshtrave, por edhe si politikë iracionale me karakter historik.
Më 15 Shtator në Beograd po mbahej një konferencë ndërkombëtare për sigurinë globale e njëri nga pjesëmarrësit serb me të drejtë kishte akuzuar Rusinë se po e keqpërdorte Serbinë. Kjo e kishte tërbuar ambasadorin rus Konuzin i pranishëm në konferencë. “A ka serb këtu?” kishte bërtitur ambasadori, “të cilët i mbrojnë bashkëkombësit e tyre në Kosovë”. Për çudi në sallë ishte edhe vet presidenti serb Tadiq. Me fjalë të tjera i bie sikur Tadiqi nuk është serb meqë nuk kishte reaguar për ngjarjet në veri të Kosovës sipas shijes së ambasadorit rus. Sipas ambasadorit Konuzin interesat serbe atë ditë po i mbronte Rusia dhe ministri serb Jeremiq.
Fjalimi i gjatë emocional dhe tërësisht jashtë realitetit i ambasadorit rus në Beograd ishte temë diskutimi në shumë media. Pritej ndonjë reagim i Beogradit, por nuk pati një të tillë edhe pse në mënyrë pothuaj direkte ishte fyer vet presidenti i Serbisë. Dikush priti që ambasadori të tërhiqej nga Serbia, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi por veprimet e ambasadorit u arsyetuan në Moskë. Bile gazetat proqeveritare në Moskë kishin thënë se Moska ishte ndjerë e fyer, sepse moderatori i konferencës paska guxuar të replikojë me ambasadorin rus. U tregua qartazi politika e vasalitetit e Serbisë karshi Moskës. U tregua për të satën herë se politika kokëfortë e Serbisë ndaj Kosovës bëhej për shkak të vasalitetit ndaj Moskës në njërën anë dhe të rolit rus si serbë me të mëdhenj se vet serbët në anën tjetër. Në fakt Serbia i ka tërë shpresat për “ruajtjen” e Kosovës pikërisht tek “mbështetja” e Rusisë.
Skandali tjetër ndodhi ditën e njëjtë kur në Nju Jork po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës. Natyrisht falë shteteve perëndimore kjo mbledhje rezulton me një dështim total të Rusisë dhe Serbisë ku si përfundim i mbledhjes ishte një komunikatë për një “shkëmbim pikëpamjesh”. Pas mbledhjes, ministri ynë i jashtëm Enver Hoxhaj po mbante një konferencë shtypi. I tërbuar nga dështimi, ambasadori rus Çurkin tentoi të pengonte z. Hoxhaj në mënyrën më skandaloze. Qetësia dhe veprimi i arsyeshëm i ministrit tonë bëri që ky incident të kalonte me aq. Pra u tregua se “mbrojtja” që i paskan bërë serbëve të veriut Rusia dhe Jeremiqi ishte vetëm një mashtrim. Rusët në fakt me vetëdije i mashtrojnë serbët se po i mbrojtkan duke e ditur shumë mire se në Këshillin e Sigurimit janë vendet mike të Kosovës me të drejtë vetoje. Në anën tjetër serbët me vetëdije pranojnë të mashtrohen nga Moska duke e ditur edhe ata se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nuk mund të dalin me qëndrime kundër vetvetes karshi politikës së tyre ndaj Kosovës.
“Margaritarin” e tërbimeve të ambasadorëve rus na e dha kush tjetër pos ambasadori tjetër Rogozin i akredituar në selinë e NATO-s. Ky ambasador, i njohur për deklaratat e tij skandaloze pothuaj në baza ditore nuk denjoi të spekulonte se gjendja në Kosovë e sidomos në veri qenka rrezik për hiç më pak se shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore. Çfarë mund të presësh prej njeriut që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës thoshte se “Rusia mund të përdorë forcën për të ‘mbrojtur’ të drejtën ndërkombëtare”. Deklaratë kjo tërësisht aventureske dhe pa kurrfarë baze. Ky njeri është i njohur me urrejtjen e tij të pamasë ndaj Kosovës duke e quajtur Kosovën një “krijesë banditeske”.
Do të mund të shtrohej një pyetje se pse po ndodh kjo sjellje e ambasadorëve rus? A me të vërtetë ata preokupohen aq shumë për fatin e Serbisë? Përgjigja është se Rusisë i konvenon shumë më tepër që të mbrojë Serbinë e cila ka pozitë vasaliteti karshi Rusisë. Rusët në fakt janë duke e mjelë Serbinë, duke i marrë falas asetet e saj. Kujtojmë këtu shitjen e kompanisë serbe NIS (industria e naftës) e cila sipas firmës me renome Deloitte Touche kishte vlerë prej 2.5 miliardë Eurove ndërsa iu dha rusëve për vetëm 400 milionë Euro. Një vlerë qesharake për kompaninë që vlente 2.5 miliardë Euro dhe që gjeneronte rreth 100 milionë Euro fitim në vit. Zyrtarët serb haptazi kishin thënë se NIS ishte shitur me atë vlerë për shkak të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit e kundër Kosovës. Rusët poashtu kanë në pronësi edhe minierën e Borit ku ndër të tjera ka edhe sasi të konsiderueshme ari.
Nëse vetoja ruse ishte pengesë për miratimin e ndonjërës prej 6 projekt rezolutave në Këshillin e sigurimit për Kosovën më 2007 kjo nuk ndaloi shpalljen e pavarësisë në mënyrë të koordinuar me faktorin ndërkombëtar. Derisa Kosova po njihet gjithnjë e më shumë, vetoja ruse po bëhet gjithnjë e më e pavlerë. E derisa vetoja ruse po zhvlerësohet, po rritet vetëdija në Beograd për këtë zhvlerësim dhe kjo po i tërbon zyrtarët rus.
Arsye tjetër e tërbimit rus është politika e tyre irracionale e kundërshtimit të çdo gjëje që vjen nga perëndimi. I tërë problemi i tyre qëndron tek fakti se humbën luftën e ftohtë dhe NATO doli fituese. Pakti i Varshavës ku Rusia kishte rol dominues u zhbë dhe NATO po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Ndërkohë rusët e quajnë Kosovën një krijesë e NATO-s prandaj edhe bëjnë të gjitha pengesat e mundshme kundër saj. Është Rusia në fakt që bën pengesa për Kosovën e jo siç mendojnë disa analistë naiv kur flasin për shembull për “sukseset” e ministrit të jashtëm serb Jeremiq. A nuk dëgjuam kohë më parë se zyrtarët e Kenisë haptazi treguan se ishin kërcënuar nga Moska që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.
Këto veprime të ambasadorëve rus na tregojnë për të satën herë se nuk kemi të bëjmë vetëm me Serbinë, por më shumë me shtetin rus i cili ka një qëndrim armiqësor ndaj nesh. Jo pse ne i kemi ndonjë borxh Rusisë, por se jemi rreshtuar me botën perëndimore. Po edhe nga ana e zyrtarëve serb ka një lloj kuptimi se po luajnë së koti lojën e Rusisë. Vet presidenti serb Tadiq thotë në një nga intervistat e tij se “qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se Rusia ka shumë më tepër interesa me perëndimin se sa me Serbinë” . Në fakt kjo qasje e Tadiqit mund të jetë një nga arsyet e shpërthimit të ambasadorit rus në Beograd. Kulmi natyrisht ishte qëndrimi i “butë” i Beogradit sipas ambasadorit rus. Në këto kushte mund të kuptohet politika e vendeve tona mike në përkrahje të Tadiqit apo të një udhëheqësi serb që po përpiqet të dale nga kthetrat e ariut rus.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër