LAJMI I FUNDIT:

Terapia e ngrohjes kundër ejakulimit të hershëm

Terapia e ngrohjes kundër ejakulimit të hershëm

Lajme të mira për meshkujt që kanë probleme me ejakulim të hershëm. Është duke u analizuar trajtimi me anë të ngrohtësisë, i cili mund t’u ndihmojë ta zgjidhin këtë problem.

Ejakulimi i hershëm është një nga çrregullimet më të shpeshta seksuale, nga i cili janë të përfshirë 20-38 për qind e meshkujve. Shkencëtarët nga Klinika Universitare në Cleveland janë duke realizuar një pilot-studim, duke shfrytëzuar modulimin neuro-termal, përkatësisht përdorimin e valëve, të cilat e zbutin ndjeshmërinë e nervave.

Gjatë studimit, pacientët përcillen me anë të imazheve në CT, ndërkaq një elektrodë është e vendosur për të transmetuar ndjeshmërinë e organit seksual mashkullor. Kur elektroda vendoset në vendin e përshtatshëm, valët lirohen dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë ndjenjën e ngacmimit.

Te një numër i vogël pacientësh (22 participantë), që janë përfshirë në këtë studim, metoda ka rezultuar e suksesshme, megjithatë duhen edhe studime të mëtutjeshme për të dëshmuar nëse terapia me ngrohje do ta zgjidhë problemin e miliona meshkujve anekënd botës.


Personat që kanë probleme me ejakulimin e hershëm, deri tani, kanë marrë disa barna, siç janë inhibitorët selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët mund të kenë efekte serioze anësore, nëse përdoren një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori