LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta
Foto: Arkiv

Vendi ynë po përballet me temperatura të larta.

Për këtë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë propozim që në shum institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në 30min.

“Nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat mkasimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius dhe këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.


Ndërsa të hënën Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për kujdes gjatë ditës si dhe ka publikuar disa rekomandime për kujdes nga temperaturat e larta.

“Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet nga IKSHPK.

Sipas IKSHPK-së e domosdoshme është marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si tetë gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori