LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi Real Estate pjesëmarrës në panairin ndërkombëtar Prishtina Real Estate EXPO 2023

Telegrafi Real Estate pjesëmarrës në panairin ndërkombëtar Prishtina Real Estate EXPO 2023

Telegrafi Real Estate është një nga kompanitë e shumta që po merr pjesë në Prishtina Real Estate EXPO 2023, panairin e parë ndërkombëtar për pasuritë e paluajtshme në Kosovë. Ky panair ka një ndikim të jashtëzakonshëm për industrinë e pasurive të paluajtshme, duke i ofruar kompanive të mëdha dhe të vogla një platformë për të shpalosur potencialin e tyre në këtë treg.

Telegrafi Real Estate është një kompani që për një kohë të shkurtë ka krijuar përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë. Kjo kompani ofron shërbime të plota nga shitjet dhe blerjet e pronave, deri te ndërmjetësimi për lëshim me qera.

Pjesëmarrja Telegrafi Real Estate në Prishtina Real Estate EXPO 2023 është një mundësi e mrekullueshme për të prezantuar portofolin e tyre të pasurisë së paluajtshme dhe për të nxitur interesimin e investitorëve dhe klientëve potencial.

Stafi i Telegrafi Real Estate gjatë këtij panairi do të ofrojnë këshilla dhe ndihmë të personalizuar për blerësit dhe shitësit të cilët duan të bëjnë transaksione të sigurta dhe të suksesshme në këtë treg.

Telegrafi Real Estate gjatë këtij panairi që ka filluar me 5 tetor dhe do vazhdoj deri më 7 tetor, do të prezantojë portofolin e tyre të pronave në panair dhe do të ofrojë informacione të rëndësishme rreth tregut të pasurive të paluajtshme. Ata do të jenë në dispozicion për të përgjigjur në pyetjet e vizitorëve dhe për të ofruar këshilla profesionale mbi investimet në pasuritë e paluajtshme.

Pjesëmarrja e Telegrafi Real Estate në këtë panair tregon përkushtimin e tyre ndaj tregut të pasurive të paluajtshme dhe vullnetin për të ofruar shërbime të shkëlqyera klientëve të tyre. Me një ekip me përvojë dhe një reputacion të mirë në treg, Telegrafi Real Estate ka çuar përpara zhvillimin e industrisë së pasurive të paluajtshme në Kosovë dhe do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për investitorët dhe blerësit e pasurive të paluajtshme në të ardhmen.

Mos hezitoni të vizitoni ekipin e Telegrafi Real Estate në Prishtina Real Estate EXPO 2023!

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Nr.tel: 048 90 90 90

E-mail: realestate@telegrafi.com

Më shumë