LAJMI I FUNDIT:

Telefonat të punojnë me muaj me një mbushje?

Telefonat të punojnë me muaj me një mbushje?

Telefonat celularë mund të punojnë me muaj me vetëm një mbushje të baterisë- thonë shkencëtarët nga Universiteti i Illinois. Inxhinierët nga ky universitet besojnë se metoda e tyre do t’u mundësojë telefonave celularë dhe laptopëve që të punojnë 100 herë më gjatë me një mbushje të baterisë, në raport me gjendjen aktuale.

Metoda e re fokusohet në ndryshimet në mënyrën me të cilën funksionon memoria digjitale e aparateve, e cila shpenzon sasinë më të madhe të energjisë.

Sot memoria e telefonave celularë përbëhet nga tela të vogël metalikë, ndërsa secilën herë kur u qaset informatave, elektriciteti kalon përmes atyre telave, në mënyrë që të merren të dhënat e kërkuara.

Inxhinierët besojnë se shumica e komponentëve të cilët shfrytëzohen për deponim dhe marrje të informatave mund të zvogëlohen, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet edhe sasia e elektricitetit.


Sipas Telegraph, shkencëtarët kanë përdorur nano-tubule karbonike të cilat janë 10.000 herë më të holla se floku i njeriut. /Telegrafi/