LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e Informacionit si bazë e zhvillimit ekonomik

Teknologjia e Informacionit si bazë e zhvillimit ekonomik

Ekonomia globale është duke ndryshuar tërësisht e bashkë me të edhe modelet e biznesit. Ky ndryshim e përfshinë edhe Kosovën, e cila është bërë pjesë e trendeve të fundit të teknologjisë. E gjithë kjo po mundësohet nga operatorët e rrjetit siç është IPKO.
Blaz Umek i cili është menaxher i zhvillimit të produkteve që nga viti 2011 në IPKO ka prezantuar se si mund të jetë Teknologjia e Informacionit si bazë e zhvillimit ekonomik.

Prezantimi i tij kishte theks të veçantë se si investimet në teknologji dhe inovacioni mund të rigjenerojnë të ardhura për bizneset.

Kompanitë më të mëdha në botë sot po vijnë kryesisht prej sektorit të teknologjisë dhe informacionit, duke filluar prej rrjeteve sociale, atyre që ne i njohim shumë mirë – Twitter, LinkedIN, Zynga, Facebook.


Prandaj mos-investimi në sektorin e teknologjisë dhe informacionit nuk është më opsion në ekonomitë moderne. Në këtë drejtim po asipron të drejtohet edhe shteti ynë, Kosova. Në foton e mëposhtme mund të shihni një dallim të viti 2000 dhe 2015.
foto1
Por sot edhe konkurrenca është globale, ngjashëm sikurse mundësitë e kompanive për të arritur në nivel global.

Sot kemi një miks të modeleve të biznesit dhe mundësi për gjenerim të të hyrave edhe për kompanitë “klasike”. Shembuj të tillë kemi shumë si nga rajoni, Evropa e SHBA-ja, posaçërisht.

Ngjashëm sikurse në shumë vende të botës, edhe në Kosovë investimet në rrjetet mobile si ai 3G dhe 4G kanë ndikim në rritjen e GDP-së për kokë banori. Shembuj më konkret mund të shihen nga ekonomitë më të mëdha të botës, por efektet e ngjashme mund të konsiderojmë që janë vërejtur edhe në Kosovë.
foto2
Ndikim në rritjen e punësimit, teknologjia e informacionit dhe zhvillimin e bizneseve të reja kanë edhe aplikacionet mobile. Shembull, në SHBA, ekosistemi i krijuar nga sistemi operativ i Apple, iOS ka gjeneruar më shumë se 630 mijë vende të punës – nga viti 2008 e më tej.

IPKO dhe Teknologjia e Informacionit

Për vite me radhë, IPKO është lojtar kyç në fushën e TIK-ut dhe biznesit të Cloud në Kosovë.

IPKO posedon qendrën më të mirë të dhënave në rajon, ndërsa ofron shërbime të menaxhuara, siguri dhe qëndrueshmëri sipas standardeve ISO.

Shërbimet e kompanisë fillojnë prej shtresave fizike e deri tek kabllimet me LAN, Wireless, Siguri dhe Hosting, platformën për Cloud, IaaS, PaaS, SaaS, ndërsa IPKO ofron edhe bashkëpunimin që e ka krijuar me kompanitë vendore, rajonale dhe globale.

Po ashtu kompania IPKO ka prezencën më të madhe në sektorin e TIK.

600km+ fibër optik, 85% të popullsisë të mbuluar me 3G/4G, 500 WiFi HotSpot.

Kombinim të qasjes në rrjet dhe procesim në qendër të të dhënave.

Aplikacione (mobile, web dhe të dedikuara), M2M dhe gjithnjë e hapur për bashkëpunim me bizneset e gjitha madhësive.
foto3

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori