LAJMI I FUNDIT:

TEB dhe BERZH i përkrahin femrat ndërmarrëse në Kosovë

TEB dhe BERZH i përkrahin femrat ndërmarrëse në Kosovë

TEB dhe Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e lansuan programin për përkrahje të femrave ndërmarrëse, e cila është e fokusuar në përkrahjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në regjion të udhëhequra nga femrat, duke iu mundësuar qasje në financa dhe njohuri.

Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH), TEB-i synon t’i kombinoj financat, ndihmën teknike, mekanizmin për menaxhim të rrezikut në formë të mbulesës të një pjese të humbjes prej kredive të këqija për partnerin financiar si dhe shërbime këshilluese për të përkrahur NVM-të e udhëhequra nga femrat dhe zhvillimin e bizneseve të tyre duke implementuar ide inovative.

TEB-i beson se participimi i lartë i femrave në biznes do të kontribuoj në një shoqëri më të balancuar, stabile dhe zhvillimore, duke e konsideruar faktin se ato përsëri do të përballen me vështirësi në sigurimin e financave për zhvillim të vetive të tyre menaxheriale.


Anton Kobakov, udhëheqës i zyrës së BERZH-it në Kosovë, tha se “Ne ndihemi krenar që po e lansojmë programin për Gratë në Biznes në Kosovë, program i parë i këtij lloji në vend që ka për qëllim përfshirjen ekonomike, rrjedhimisht, zhvillimin ekonomik në shtetit.”

“Jemi shumë të lumtur që banka TEB në Kosovë ka ndërmarrë rol udhëheqës në përkrahjen e bizneseve të udhëhequra nga femrat. Më gjerësisht, ky projekt ka për qëllim krijimin e mundësive dhe vendeve të reja të punës në ekonominë kosovare. Një gjë e tillë është esenciale dhe ne dëshirojmë të promovojmë më shumë iniciativa të tilla”, tha Drejtori Menaxhues i EBRD-së për Evropë Qendrore dhe Juglindore, Jean-Marc Peterschmitt.
“Kjo marrëveshje ka rëndësi të madh në nivele të ndryshme dhe mbi të gjitha, ajo reflekton vlerat kryesore të bankës për përgjegjësi shoqërore. Ne si bankë mendojmë se sinergjija e krijuar me EBRD-në dhe përmbajtja e saj do të ndihmojnë në fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të femrave dhe do të promovojnë sipërmarrjen si mënyra të progresit dhe zhvillimit”, tha Drejtori Ekzekutiv i TEB-it, Ayhan Albeyoglu.

TEB-i fuqimisht beson që idejat e vlefshme të biznesit meritojnë përkrahje, sidomos nëse ato vijnë nga femrat kosovare, rrjedhimisht të vazhdohet me përkrahje të çdo lëmie me produkte dhe shërbime inovative që iu përshtaten më së miri kërkesave të klientit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori