Teatrit shqiptar i ndahen mjete shtesë për pajisje dhe nevoja tjera të produksionit
Meqenëse për renovimin e Teatrit Shqiptar janë shteruar mundësitë e aneks-marrëveshjeve të reja, nga drejtoria e këtij institucioni deri tek Ministria e Kulturës kanë kërkuar 110 milion denarë shtesë për rrumbullakësimin e projektit të godinës, që ka filluar në vitin 2014. Sipas Ligjit për furnizime publike, me aneks marrëveshje nuk guxon të kalohet më shumë se 30% të kostos së projektit fillestar. Deri më tani Teatri Shqiptar ka shfrytëzuar 29% andaj nga paratë e kërkuara 50 milion denarë janë dhënë vjet, ndërsa 60 milionët denarët e miratuara sivjet nga drejtoria thonë se janë destinuar për pajisje për teatrin dhe jo për aneks të veçantë. Nga teatri nuk sqarojnë nëse do ti përmbahen premtimit të fundit për mbylljen e punimeve në shtator.
“Nuk bëhet fjalë për aneks apo për mjete shtesë në kuadër të kërkesës, përkundrazi, janë mjete të cilat duhet të gjinden që të plotësojnë të gjithë projektin. Puna e objektit dhe produksionit janë dy gjëra të kundërta. Ne jemi në fazën e punimeve të produksionit dhe po bëhemi gati për shfaqjen e cila do të jetë shfaqja e kurorëzimit të punimeve. Sa i përket pjesës tjetër ka të bëj me ca pajisje tjera që duhet të vendosen dhe të sillen në teatër, kjo nuk ka të bëj me punime të reja”, tha Adem Karaga, Drejtor i Teatrit Kombëtar Shqiptar.
Sipas Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, 11 aneks-marrëveshjet e shtuara gjatë 4 viteve të rikonstruimit të Teatrit Shqiptar kanë rritur për rreth 1 milion euro koston e projektit fillestar.
“Ndërkohë që unë erdha në këtë post ka pasur kërkesa shtesë për gjëra të ndryshme, siç janë enterieri, mobiliet, pajisjet audio-vizuale e të tjera. Në fillim kërkesa ishte për 19 milion e diçka, pastaj ajo u shtua në 60 milion denarë shtesë, kërkesë të cilën unë e menaxhova dhe e çova në Qeveri. Atje u pranua, mbetet të dorëzohen mjete dhe të vazhdoj përmbyllja e këtij procesi”, u shpreh Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës.
Pas tejkalimit të katër afateve për rikonstruim, në muajin Maj drejtori Karaga pati lajmëruar se për dy javë pritet të përfundojnë punimet, ndërsa premiera duhet të mbahet në shtatorë. Tani në prag të shtatorit, Karaga tha se nuk është caktuar data e premierës meqë ende nuk është bërë pranim-dorëzimi i punës së projektit nga firma ndërtuese. Premtimi i parë ishte se objekti do të jetë funksional deri në 31.05.2018. Ky afat nuk u respektua. Afati tjetër ishte për 31 Tetor. Por më atë datë u dha premtim i ri se punët do të përfundojnë më 31 Dhjetor. Edhe në maj të këtij viti punët ndërtimore duhej të ishim kryer, sipas drejtorisë së Teatrit, por më pas u dha premtim i ri për në shtator.
Rikonstruksioni pesëvjeçar i teatrit shqiptare ishte nën Llupën e revizionit të pavarur të Ministrisë së Kulturës. Revizioni ka konstatuar se persona të pakualifikuar kanë udhëhequr procedurat e tenderimit duke rritur koston e projektit për plot një milion euro, edhe pse sipas tyre nuk ka pasur ndryshim nga projekti fillestar i vitit 2012. Problem tjetër janë edhe dyshimet mbi pronësinë e firmave italiane të përfshira në rikonstruksionin e teatrit. Raportin e posaçëm Ministria ia dorëzoi Prokurorisë Speciale, e cila ka të hapur proces hetimor për projektin “Shkupi 2014”, në kuadër të të cilit ishte edhe riparimi i Teatrit Shqiptar./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova