LAJMI I FUNDIT:

Të varfrit mbushin arkat e bankave

Të varfrit mbushin arkat e bankave

Qytetarët e Kosovës nuk kanë ku t’i investojnë kursimet e tyre. Paratë që ndajnë nga paga ose nga fitimet tjera sa për të mos i lënë nën jastëk, po i deponojnë në bankat komerciale në vend. Kjo edhe duket alternativa e vetme për investim të sigurt në Kosovë. Ndërkohë bankat kanë ulur skajshmërisht normën e interesit për depozita.

Norma mesatare e interesit për depozita gjatë kësaj vere ka qenë nga 0.6 deri në 0.9 për qind, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin rreth 3.5 për qind. Por, pavarësisht kësaj qytetarët kanë rritur për 6 për qind depozitat në bankat e vendit në muajin gusht, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo i bie se në Kosovë, që zë vendin më të varfër në Evropë, qytetarët kanë arritur që t’i afatizojnë në bankat e vendit plot 2 miliardë e 513 milionë euro.


Kontribuues kryesorë në rritjen e depozitave vazhdojnë të jenë depozitat e ekonomive familjare të cilat përfaqësojnë 73.7 për qind të gjithsej depozitave, dhe shënuan rritje vjetore prej 7.2 për qind. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori