LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Universitetin e Nevadas, Las Vegas, raportohet për viktima – studentët përshkruajnë momentin e strehimit

Të shtëna armësh në Universitetin e Nevadas, Las Vegas, raportohet për viktima – studentët përshkruajnë momentin e strehimit

Një i dyshuar ka vdekur pas raportimeve të një sulmi në Universitetin e Nevada, Las Vegas, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas.

Policia e universitetit tha se të shtëna u raportuan në Beam Hall si dhe në sindikatat e studentëve të shkollës.


Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet nga universiteti lëshuan një alarm, duke paralajmëruar studentët dhe stafin për raportet e të shtënave dhe duke u thënë atyre që të evakuohen në një zonë të sigurt.

Ndërkohë thuhet se Policia e Las Vegasit po i përgjigjet raporteve paraprake për të shtënat me viktima të shumta në kampusin e Universitetit të Nevadës, Las Vegas.

Shtëpia e Bardhë tha se po monitoron të shtënat e raportuara në Universitetin e Nevadës, Las Vegas (UNLV) “nga shumë afër”.

E një studente përshkroi strehimin në ndërtesën e sindikatës studentore pasi dëgjoi se ishte një sulmues aktiv në kampusin e Las Vegas të mërkurën.

“Ne zbuluam se policët ishin në vend dhe ne thjesht u strehuam derisa u evakuuam. Dhe na u deshën rreth 30 minuta për të na evakuuar”, citohet të ketë thënë studentja, Jessica.

Sipas një harte të kampusit, sindikata e studentëve ndodhet përballë shkollës së biznesit, Beam Hall, ku ajo tha se kishin dëgjuar të shtënat aktive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?

Pse u shkarkua komandanti ukrainas i Forcave Ajrore?

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Kalo në kategori