Të shikosh me optimizëm
Në përplasje të mendimeve për rikthimin tim nga Perëndimi në Kosovë, pas shumë kritikave që ndeshem çdo çast dhe kudo, përsëri u ndesha sot me një lloj të njëjtë të kritikave nga një mikeshe e cila më tha: ”Eh, ti vet ia ke bo vetës që ke ardhë këtu ku na mbulojnë të gjitha të këqijat. Shihe bërllokun që jo vetëm ta zë frymën, por edhe t’i helmon sytë e mendjen”. Nga nxitimi për të shkuar në punë, me një tundje dore më tha lamtumirë.
Pa arritur që t’i përgjigjem fjalëve të saja trishtuese, befas një fije shprese u ngjallë në mua në çastin pas ndarjes nga mikesha – në kohën kur edhe unë me nxitim po kthehesha për punë pas pushimit të drekës.
Kjo fije shprese u zgjua pikërisht në rrugën Agim Ramadani, kur pash një femër e cila mbante në dorë një biçikletë dhe kaloi zebrat për të vazhduar më tej. Porsa kaloi rrezikun, filloi ta ngasë biçikletën. Unë pa hezituar desha të vrapoj pas saj dhe ta pyes për këtë veprim të saj, si dhe për motivet mbrapa këtij veprimi. Por, nuk arrita dot se makinat qarkullonin me shpejtësi dhe nuk më dhanë përparësi të kaloja as në zebër. Kështu, hovi im për ta mësuar të vërtetën u shua.
Kur vargu i makinave u pakësua dhe makinat u ndalën për të më lejuar që të kaloja, ishte e kotë: biçikletistja arriti të zhduket nga vendi dhe unë mbeta pa e identifikuar se a ishte kjo biçikletiste femër me origjinë shqiptare apo kishte origjinë të huaj. Sidoqoftë, me rëndësi ishte veprimi i saj për ta ngarë biçikletën në mes të Prishtinës.
Ky veprim pa mëdyshje që mund të cilësohet si shëmbëlltyrë e femrës për të sjellë ndryshime në mentalitetin tonë për një jetesë në mënyrë sa më ekologjike.
Isha shumë e bindur se ngasja e biçikletës në këtë kohë që rrugët frekuentoheshin me një numër enorm të njerëzve, ishte një mesazh për të gjithë që e shihnin atë duke ngarë biçikletën . mendova që biçikletistja sigurisht me vetëdije do ta ketë zgjedhë kohën. Me tej e plotësova bindjen se me këtë veprim ajo tentonte të sinjalizonte se në Prishtinë mund të hyjë në përdorim e mund të jetë shumë funksionale edhe biçikleta.
Vështrimi im ishte kah rruga që kaloi biçikletistja dhe mendimet u dalldisën në kokën time. Disa kalimtarë rasti më shikonin me habi se pse unë nuk lëvizja dot as para as mbrapa, por vetëm shikoja kah drejtimi nga iku biçikletistja. Nga veprimi i biçikletistes ndjeva një lloj qetësimi në mendime të mia dhe sa nuk lëshova një zë kumbues dhe të brohoritsha me ngadhënjim: Oh, njerëz shihni edhe gjërat e mira në Kosovë, e jo vetëm kronikat e zeza!
Frenova mendimin nga gjykimi që një veprim kaq trivial, por shumë simbolik i biçikletistes, la tek unë gjurmë që më nxisin të bëjë diçka të mirë, të paktën ta përshkruaja këtë ngjarje pozitive.
E vetëpërmbajtur vazhdova rrugën drejt punës dhe disi fillova të monologoj dhe papritmas thashë: Sa mirë që në palcën e kurrizit tim është mbjellë shumë dashuri për këtë vend dhe nuk më mposhtin dot as kritikat që i ndeshi çdo ditë për rikthimin tim. Ky ushqim plotë dashuri për këtë vend më mbanë edhe kur lexoj, shfletoj apo dëgjoj zi e ma zi, e keq e ma keq, por nuk bie pre e braktisjes së Kosovës, apo për tu rikthyer tek vendi që më kishte strehuar mua dhe familjen time në çastet kritike.
Vetvetiu më lindi pyetja: A është kështu Kosova siç përshkruhet çdo ditë apo është disi ma ndryshe?!
Fillova t’i numëroj të këqijat një nga një: shumë të papunë, shembje të moralit, korrupsioni, e fenomen të tjera që lansohen në media dhe e frikojnë banorin e rëndomtë që të bëjë gjumë të rehatshëm. Për të marrë një gjykim më të shëndoshë, fillova të përdorja argumente e kundër argumente pikërisht rreth përshkrimit që ju bëhet Kosovës.
Argumenti i parë që dominon në përshkrime për Kosovën është rreth papunësisë, por megjithatë vazhdoja të hulumtoja për kundër-argumente dhe të arsyetoja heshtazi. Po, e vërtet që shumë njerëz janë të papunë, por a mundet ndonjë të më thotë se kur ka pasur ma shumë të punësuar ndonjëherë në këtë vend, si para lufte, por edhe pas saj. Kundër- argumentoja po ashtu me faktin se po bëhen përpjekje për hapjen e perspektivave për vende të reja të punës dhe se kjo ishte çështje prioritare e pushtetmbajtësve.
Me këtë gjykim në mënyrë suksesive, por me optimizëm, e plasova papunësinë tek sirtari ku shpresohet të bëhen ndryshime për të mirë, pasi që ekziston një vullnet i gjithanshëm nga të gjithë për hapje të vendeve të punës.
Pastaj pasoi argumenti rreth dukurisë famëkeqe: shembjes së moralit tek popullata shqiptare. Ky fenomen nuk mund të futet në sirtar e assesi në ndonjë arkë, por duhet rrënjosur sa ma parë para se të infektohen brezat e rinj – ishte reagim fillestar. Duke u munduar të gjeja faktorë në shembjen e moralit, erdha në konstatim se jo të gjithë njerëzit mund të pësojnë çarje apo plasaritje në parimet e moralit, por vetëm disa. E kush janë këta disa?
Më pas u kacafyta me njohuritë e mia mbi këtë dukuri që cenoi moralin. Të gjitha teoritë që i kisha studiuar rreth ngritjes dhe rënies së moralit ma forconin bindjen se morali shembet vetëm tek ata persona që nuk janë mësuar ta kultivojnë moralin e vërtetë. Persona të këtillë gjatë edukimit nuk kanë pasur të qartë vijën kuqe që bënë ndarjen në mes të keqes e të mirës, por mjerisht janë mësuar që të mirën e të keqen ta lënë të jetojë në simbiozë. Kështu këta persona asnjëherë nuk e kanë hedhur larg vetës të keqen, por e keqja ka qëndruar latente pranë të mirës dhe në raste krize apo euforie vesi i keq është shpërfaqur.
Më tej kthjellova mendimin duke pohuar se ditët e errëta për ne kanë perënduar dhe se konsekuencat nga të këqijat që sjell shembja e moralit nuk do të kenë më justifikim të rrethanave nga e kaluara. Duke mos pasur asnjë mbështetje, ky fenomen nuk do të ketë jetë të qëndrueshme dhe do të flaket. Njerëzit sigurisht që do të vendosin më qartë linjat në mes të mirës dhe të keqes dhe do t’i ndajnë ato në pole opozitare, ku e mira nuk do të mbetet peng i së keqes dhe rrjedhimisht e keqja nuk do të bartet nëpër breza.
Fenomeni i korrupsionit më përmbysi përsëri mendimet pozitive që i përpiloja në përshkrimin tim për Kosovën, por tentimi im për të mposhtur të keqen dhe për t’i parë gjërat më me optimizëm më shtyri të thellohem më tutje. Mendoja se ky fenomen ka ekzistuar kudo në shumë vende të botës, por ka arritur të futet në shënjestër dhe të mbahet nën kontroll. Pra, ekziston mundësia. Përveç kësaj, si kundër-argument kundër fenomenit korrupsion më ndihmonte fakti se këtu ishte EULEX-i dhe se kjo instancë ndërkombëtare është ftuar për ndihmë nga vetë pushtetmbajtësit dhe me këtë dëshmohet se ekziston një vullnet për ta luftuar këtë fenomen.
Çuditërisht mu në mes të këtij konstatimi më iku mendja tek ish kolegia ime në Suedi me emrin Annika, e cila kishte lajmëruar bashkëshortin e vet në organet kompetente për keqpërdorim të parasë publike. Dhe, pa dashje fillova të qortoj qytetarët e mi që nuk paraqesin vepra korruptive pavarësisht lidhjes familjare: baba, burrë, djalë, vëlla, xhaxha apo dajë e teze e halla.
Më në fund, pas gjithë kësaj endjeje të mendjes sime poshtë e lartë, si argument i fuqishëm kundër dukurive të këqija triumfoi vetëm një argument. Argumenti i vetëm ishte se vetëm kur të arrijmë me veprime tona individuale t’i japim forcë të mirës dhe drejtësisë, të cilat do të shënonin sinjale dritëdhënëse, sikurse biçikletistja që më dha mua kurajë për mendime pozitive, atëherë mund të themi se çdo njëri nga ne kemi kontribuar për forcimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vendit ku jetojmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri