Një në çdo katër familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore apo të sjelljes. Këto familje jo vetëm ofrojnë mbështetjen e tyre fizike dhe emocionale, por gjithashtu i nënshtrohen ndikimit negativ të stigmës e diskriminimit.
Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Shëndetit çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Ato janë universale, prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare.
Mirëpo çështja që shtrohet tani është nëse këta persona janë vërtetë të rrezikshëm për shoqërinë duke qenë jashtë institucioneve. Për t’i dhënë përgjigje kësaj duhet të dini faktet e mëposhtme:
– Nuk ka të dhëna konkrete pë njëlidhje të drejtpërdrejtë mes problemeve mendore dhe kriminalitetit. Domethënë jo domosdoshmërisht një i sëmurë mendor është një kriminel. Sipas një studimi të ‘American Psychiatric Association’: “Shumica e njerëzve të dhunshëm nuk vuajnë nga sëmundje mendore.” Po ashtu ka studime që kanë zgjatur disa dekada, të cilat nuk shohin lidhje të drejtëpërdrejtë midis kriminalitetit dhe sëmundjes mendore.
– Nuk ekzistojnë të dhëna se një i sëmurë mendor vret njerëz më shumë se një i alkolizuar apo se një person tjetër që nuk ka probleme të shëndetit mendor. Rreziku varet edhe nga shumë faktorë të tjerë siç është abuzimi me substancat aspo papunësia sesa nga problemi shëndetësor që ata kanë.
– Kur dëgjojmë lajme se një i sëmurë mendor ka kryer një krim, këto lajme kanë tendencën që të nguliten në mendjet e njerëzve, por pjesa më e madhe e personave që kanë këto probleme nuk janë të dhunshëm. Janë të shumtë ata që shfaqin qëndrime negative ndaj personave me këto çrregullime, duke i etiketuar, paragjykuar, diskriminuar, deri dhe duke i mohuar atyre shansin për tu rehabilituar dhe jetuar në kushte optimale si çdo person që nuk rrezikon veten dhe të tjerët.
– Trajtimi i duhur i tyre në shoqëri mund të zvogëlojë agresivitetin e shfaqur nga ata në situata të caktuara. Nuk është i mjaftueshëm trajtimi me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e tyre. E vetmja mënyrë e sigurt për të arritur shërbime më të mira të shëndetit mendor për të gjithë, është një këndvështrim më i ri dhe bashkëkohor i shërbimeve në këtë fushë.
Pas këtyre fakteve lind pyetja: Po ata duhet të kenë frikë nga ne? Se ne do i tallim, do i provokojmë, do i përjashtojmë, do i lëmë pa jetë, pa familje, pa të ardhme? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit