LAJMI I FUNDIT:

Të rivendosësh sovranitetin evropian

Të rivendosësh sovranitetin evropian

Pas turit të fundit evropian të presidentit amerikan Donald Trump – i cili kulmoi në konferencën e tij të famshme për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin – nuk mund të ketë më asnjë dyshim se ai dhe përkrahësit e tij duan të shkatërrojnë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga amerikanët dhe sistemin tregtar global.

Për të qenë të sigurt, Trump nuk është sinonim me Shtetet e Bashkuara. Ai triumfoi në zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se fitoi tre milionë vota më pak se kundërshtarja e tij dhe vlerësimi i tij publik nuk ka kaluar kurrë 50%. Megjithatë, ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kjo e bën atë njeriun më të fuqishëm në botë. Veprimet e tij, edhe pse shpesh absurde dhe kontradiktore, kanë pasoja serioze në botën reale, sidomos për partnerët më të afërt të Amerikës. Gjatë ndalesës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Trump shkoi aq larg sa e përshkroi Bashkimin Evropian si një “armik”.


Duke kërkuar të prishë virtualisht pothuajse gjithçka që ka definuar Perëndimin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Trump e ka sjellë botën në një pikë kthese historike. Në rrezik nuk është marrëdhënia SHBA-BE, e cila mbetet e fortë, por pozita dominuese e Perëndimit në skenën botërore. Trump po përshpejton një ndryshim në ekuilibrin global të fuqisë që do ta lërë si Amerikën ashtu edhe Evropën më të dobët në terma relativë. Ndërsa të ardhurat dhe pasuria kalojnë nga Perëndimi në Lindje, Kina do të jetë gjithnjë e më shumë në gjendje të sfidojë SHBA-në si fuqinë kryesore gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike të botës.

Ky tranzicion nuk do të ndodhë normalisht. Për Evropën rreziqet s’mund të ishin më të larta. Riekuilibrimi i pushtetit që është duke u zhvilluar mund të përcaktojë fatin e demokracive të Evropës, mirëqenien e shteteve, pavarësinë dhe mënyrën e jetesës. Nëse Evropa nuk përgatitet, nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet e varur nga Amerika ose Kina – Atlanticizëm ose Euroazianizëm.

Evropianët nuk duhet të mbështeten te aleancat dhe rregullat ekzistuese për të ofruar mbrojtje gjatë kësaj periudhe. Por nuk mund të rikthehemi as te logjika e politikës tradicionale e pushtetit të shekullit të 19-të. Bota mund të jetë duke shkuar drejt një situate në të cilën nuk ka hegjemon të qartë dhe fuqitë e mëdha ngrihen vazhdimisht për pozitë. Por rrethanat sot janë shumë të ndryshme nga ato të epokës së “Lojës së madhe”. Një rivalitet përshkallëzues midis Kinës dhe Amerikës do të jetë gjithçka, po jo e dobishme për kontinentin e vjetër.

Për evropianët, shekulli i nëntëmbëdhjetë u formësua nga ato që ndodhën pas Revolucionit Francez dhe Revolucionit Industrial, ndërsa shekulli i njëzetë u drejtua nga dy luftëra botërore, Lufta e Ftohtë dhe zhvillimi i armëve bërthamore. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, dy fuqi jo evropiane në të dyja anët e sistemit shtetëror të vjetër evropian – SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik – treguan veten dhe Evropa u bë thjesht një tjetër katror në fushën e shahut.

Deri në atë kohë, Evropa e kishte qeverisur botën, kryesisht për shkak të progresit të saj teknologjik. Por me fundin e Luftës së Dytë Botërore, dominimit të saj i erdhi fundi. Evropa – dhe sidomos Gjermania – u nda më pas midis dy fuqive të reja dhe sovraniteti evropian u përfshi në mënyrë efektive nga krijimi i politikës së jashtme amerikane dhe Kremlini.

Për të qenë të sigurta, Franca dhe Britania e Madhe, si dy fuqitë fitimtare evropiane, mbajtën një tepricë sovraniteti si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (dhe më vonë si shtete të armatosura bërthamore). Por, duke pasur parasysh ekuilibrin global të pushtetit, kjo ishte më simbolike sesa një pasqyrim i ndikimit të tyre të vërtetë.

Pastaj erdhi fundi i Luftës së Ftohtë, kur e gjithë Evropa ndërmori një orientim të fortë transatlantik. Sa i përket sigurisë, Evropa mbeti e varur nga SHBA-ja. Por në frontet ekonomike dhe teknologjike, evropianët kishin rifituar sovranitetin e tyre. Institucionalisht, kjo ndarje e punës u manifestua në NATO dhe BE, respektivisht. Është një marrëveshje që na ka shërbyer, por tani ajo po sulmohet nga Trumpi.

Tre zhvillime, në veçanti, i kanë dhënë Evropës arsye që të kenë frikë për të ardhmen e saj. Së pari, Trump ka vazhduar të vënë në pikëpyetje angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e ndërsjellë nën Traktatin e Atlantikut të Veriut. Së dyti, administrata e tij po e dëmton vazhdimisht Organizatën Botërore të Tregtisë dhe sistemin e tregtisë globale, mbi të cilën mbështetet shumica e prosperitetit të Evropës. Dhe së treti, rritja e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale tani kërcënon të rrisë hierarkitë teknologjike globale.

Këto zhvillime po sfidojnë vendin e Evropës në botë. Tani çështja është nëse BE-ja do të kërkojë sovranitetin e saj të plotë dhe do ta shfaqë veten si një fuqi në skenën globale, ose do ta lërë veten të mbetet pas njëherë e mirë. Ky është momenti i së vërtetës. Nuk do të ketë një mundësi të dytë.

Vetëm BE-ja mund ta rifitojë sovranitetin evropian për shekullin njëzet e një. Nëse detyra i bie për pjesë shteteve kombëtare tradicionale, si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, ajo do të dështojë. Rivendosja e sovranitetit do të kërkojë jo vetëm përpjekje të mëdha, por edhe një front të bashkuar dhe një kuptim të ri të marrëdhënieve midis BE-së dhe shteteve të saj anëtare. Projekti evropian do të vazhdojë të lehtësojë tregtinë dhe të sigurojë paqen, por tani ai duhet të mbrojë sovranitetin e përbashkët.

Nëse BE-ja ia del mban me këtë detyrë, Trump do të ketë bërë pa dashje një favor të madh. Historia ndonjëherë vepron në mënyra të çuditshme. Çështja kryesore është ta marrësh siç vjen dhe të mos hezitosh kur vjen momenti për veprime vendimtare. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Kalo në kategori