LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 13 të vdekur në një aksident autobusi në Indi

Të paktën 13 të vdekur në një aksident autobusi në Indi

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Indi pasi një autobus që transportonte një trupë muzikore pësoi aksident. Të paktën 29 të tjerë janë plagosur në këtë incident.

Autobusi po transportonte një grup të madh njerëzish midis qyteteve Mumbai dhe Pune, raporton metro.co.uk.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, por shumica e pasagjerëve që vdiqën i përkisnin të njëjtës trupë muzikore, sipas raporteve lokale.


Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe ata u dërguan në spital.

Kryeministri indian, Narendra Modi shprehu dhimbjen për aksidentin tragjik dhe njoftoi lehtësim monetar për familjet e viktimave.

Për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve të mirëmbajtura keq dhe automjeteve të vjetruara, aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Indi.

Ndryshe, policia ka bërë të ditur se më shumë se 110 mijë njerëz vdesin çdo vit në aksidente rrugore në të gjithë Indinë. /Telegrafi/