Të gjithë jemi vëllezër, me një trup, mendje, një besë
“O sa mirë me qenë shqiptarë ohej”. Shqiptarë lindesh, shqiptarë nuk bëhesh”.
Këto janë disa nga thirrjet e tifozëve Kuq e ZI nga të gjitha trevat shqiptare, kur luan kombëtarja e zemrës.
Veri apo jug, gegë apo toskë, mysliman apo i krishterë, arbëresh apo çam, lab apo kosovar, të gjithë jemi shqiptarë. Kemi një të kaluar të ligët historike, një kulturë të përbashkët dhe një gjuhë. Aspiratat shekullore shoveniste sllavo-pseudo greke për përçarje, nënshtrimin dhe asimilimin e shqiptarëve rezultuan në fund si të dështuara.
Gjaku i shqiptarit nuk e duron dot robërinë. Këtë na e dëshmon historia edhe atë qysh prej stërgjyshërve tanë ilir. Një komb aq i vogël siç jemi ne, nxori në shesh heronj e heroina sa edhe nuk mund të paramendohet.
Ishte besa, kanuni e mikpritja shqiptare ajo që i lartësoi shumë dhe i bëri të pakrahasueshëm shqiptarët ndaj tjerëve.
Duke filluar që nga Agroni e Teuta, Pirroja i Epirit, Skënderbeu, rilindësit tanë të panumërt, shumë e shumë heronj tjerë të shekullit të fundit, nuk e pranuan dot armikun në trojet e tyre arbërore. Ishin këta fryma e gjithë kombit që nuk linin që të përgjumej e t’i ulte kokën armikut, morën pushkën, i dolën ballë dhe luftuan deri në vdekje. Prandaj ne sot duhet t’i përkujtojmë, të mos i lëmë që pluhuri i historisë t’i mbulojë, sepse ishin ata që luftuan e ne sot gëzojmë lirinë edhe pse jo aq të plotë.
Si në të kaluarën ashtu edhe sot ende ekzistojnë qarqe antishqiptare që punojnë kundër të mirës së kombit tonë. Mendojnë se me pseudo intelektualizmin e tyre, hipotezat që i vënë në tavolinë u janë të sakta e zgjidhje të problemeve tona. Por e kanë gabim, për një gjë nuk kanë llogaritur se në ditët e sotme një shqiptar i thjeshtë shumë lehtë do ta dalloj të bardhën nga e zeza dhe nuk do të bie në aso lloj grackash mizore.
Detyra jonë sot është që të punojmë pandalur që të prodhojmë sa më shumë vlera, t’i mënjanojmë mangësitë që i kemi e që nuk janë pak në numër për fat të keq, e të japim kontribut sadokudo në vazhdimin e idesë së rilindësve tanë, pra për ta çuar deri në fund.
Është amaneti ynë, të parët na e kanë lënë, është turp që mu tashti ne të dorëzojmë armët.
“ Unë jam mirë kur Shqypnia asht mirë “ – e Isa Boletinit tingëllon ende në veshët tanë si tyta e pushkës.
Do të shkojmë para, kthim mbrapa nuk do të ketë, me vend na e la fjalën Azem Galica se “Ku asht shqyptari, aty asht Shqypnia”, të gjithë bashkë për një Shqipëri të bashkuar e të lirë.
Që nga Malcia e Madhe, Mitrovicë, Luginë e Iliridë, Shkodër, Mirditë, Labëri e Çamëri,…, të gjithë bashkë si një grusht i vetëm, të punojmë për një Shqipëri.
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për idealin e pashuar e për lirinë.
(Autori është nxënës i shkollës së mesme në Kumanovë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin