LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Kushdo që hyn në Kosovë, duhet të bëjë testin e COVID-19 ose të vetizolohen në shtëpi

Zemaj: Kushdo që hyn në Kosovë, duhet të bëjë testin e COVID-19 ose të vetizolohen në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se virusi COVID-19, është akoma prezent dhe nëse nuk u përmbahemi rekomandimeve të dhëna me një disiplinë të madhe, mund të shfaqen raste të reja dhe kështu ta mbingarkohet sistemin shëndetësor me pasoja të paparashikuara dhe rrezikim të drejtpërdrejt të jetës së qytetarëve.

Zemaj duke folur për situatën rreth pandemisë COVID-19, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive dhe nuk është stabile në disa komuna të Kosovës, kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2”, ka thënë Zemaj.


Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, duke respektuar në mënyrë strikte distancimin fizik, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve shtëpiake dhe të punës, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe për të shmangur përhapjen e virusit brenda hapësirave të mbyllura.

​Kufiri me Shqipërinë, nuk kërkohen rezultatet negative për testin COVID-19
Lexo po ashtu ​Kufiri me Shqipërinë, nuk kërkohen rezultatet negative për testin COVID-19

“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK”.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë informon informojmë qytetarët se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale.

“Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori