LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat e të rinjve dhe (mos)zbatimi i tyre në praktikë

Në të gjitha shtetet demokratike, të drejtat e të rinjve dhe qasja e tyre në vendimmarrje janë të rregulluara, të mbrojtura, duke u siguruar edhe zbatueshmëria e tyre me ligj.

Duke marrë parasysh që rinia në çdo vend është katalizator i zhvillimeve politike në të gjitha sferat shoqërore, kuptojmë që zbatimi i ligjit në praktikë duhet të jetë i pacenueshëm, pa mangësi dhe me saktësi sa më të madhe. Cenueshmëria e këtij ligji përbën një rrezik permanent në dobi të zhvillimeve negative që dëmtojnë shoqërinë.

Duke parë që shumica e shteteve në botë veprojnë me ligj në mbrojtje dhe zhvillim të kësaj shtrese në stratifikimin shoqëror, shohim që zbatueshmëria e këtyre neneve është me rëndësi kruciale dhe se prekja nga elementet negative sanksionohet.


Shohim që edhe Republika e Kosovës ka të aprovuar Ligjin për rininë. Por, sa në fakt po zbatohet në praktikë? Sa po përfitojnë të rinjtë nga ky ligj?

Në vendin tonë të drejtat e të rinjve dhe fuqizimi i pjesëmarrjes së tyre në procesin e vendimmarrjes janë të rregulluara, aprovuara juridikisht apo ligjërisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2009. Por, nga ky legalizim i të drejtave të të rinjve, a kemi zbatueshmëri në praktikë dhe mbrojtje?

Duke marr parasysh këtë aprovim nga organi me i lartë shtetëror, që është obligim për pushtetin ekzekutiv ta implementojë , ne vërejmë mungesë në këtë drejtim, sidomos në disa dispozita përkatëse. Mungesa e përkushtimit të pushtetit ekzekutiv, mos serioziteti në punë, sjell deri tek kjo gjë e cila e dëmton rininë.

Cilët janë indikatorët që paraqesin (mos)përputhshmërinë e ligjit me gjendjen aktuale në shoqërinë, përkatësisht rininë tonë

Kemi disa indikatorë apo faktorë të cilët luajnë rolet e tyre kyçe në aspektin e vënies në pah të diversitetit mes ligjit dhe gjendjes aktuale.

Një ndër faktorët kryesor është analfabetizmi. Pse? Për shkak të mos krijimit të programeve, respektivisht mos implementimit (të tërësishëm) të atyre pak programeve që do të ndikonin në zhdukjen e analfabetizmit. Duke punuar në këtë drejtim, do t’i mundësohej shtresës së tillë të vetëdijesoheshin dhe t’i kuptojnë të drejtat dhe rëndësinë e tyre. Ndër pjesët e shoqërisë që vuajnë në këtë aspekt janë pakicat (romë, ashkalinj, egjiptas) dhe rinia e cila jeton në vende të skajshme apo rurale, në të cilat vende nuk ka mundësi shkollimi as për nga kuadri arsimor e as nga objektet shkollore.

Problemi tjetër është punësimi në moshë të , sepse një i ri detyrohet që të punësohet fal kushteve të rënda sociale. Puna e tij ka rol vendimtar në jetesën e anëtarëve të familjes. Me këtë rast ai është I distancuar me pa dëshirë nga institucionet shkollore arsimore nga të cilat merr dije dhe me këtë rast edhe nuk është i vetëdijshëm për të drejtën e tij. Këto kushte i imponohen nga pushteti në mënyrë zinxhirore, por edhe direkte.

Edhe pse janë bërë disa zhvillime në krijimin dhe aprovimin e ligjit për fuqizimin e të drejtave të të rinjve në procesin e vendimmarrjes, gjejmë mos zbatim të disa dispozitave konkrete, siç janë: dispozita për zhvillim, miratim dhe zbatim të programeve rinore, dispozita për mbështetjen e programeve për zhvillim dhe ngritje të kapaciteteve në sektorin e rinisë dhe shumë dispozita dhe raste të tjera.

Por, një problem të cilin e shohim që ka filluar të zgjerohet brenda shoqërisë sonë është që edhe të rinjve të cilët kanë përfunduar shkollimin, e sidomos atyre me arsimim universitar dhe pasuniversitar, u janë mohuar të drejtat e tyre: e drejta e tyre kryesore, pra nuk i sigurohet punësim në vendet adekuate ku ju takon. Kemi me mijëra fakte, kemi shumë organizime të të rinjve të cilët protestojnë qoftë edhe me aksione simbolike dhe tregojnë që shumica prej tyre pas studimeve mbesin të papunë dhe u mohohen të drejtat e tyre legjitime të garantuara dhe të aprovuara nga udhëheqësit e pushtetit.

Nepotizmi brenda sistemit udhëheqës të pushtetit është një ndër indikatorë kryesorë që të rinjve ua cenon ose ua pamundëson qasjen apo inkuadrimin në hapësira adekuate të punës, gjë e cila sjellë edhe shkelje të të drejtave të tyre.

Duke pasur Ligj të aprovuar për të drejta dhe në anën tjetër mos respektim të tyre nga organet ekzekutive, e për më tepër edhe mos sanksionim në këtë lëmi, kemi vetëm shkelje të pushtetit dhe shkelje të të drejtave njërëzore.

Në këtë shkrim të shkurtër rreth kësaj teme u munduam të cekim disa problem që mundojnë shoqërinë, veçanërisht rinin tonë. Këto janë vetëm një minimum i problemeve nga shumë të tjera që i posedon shoqëria jonë.

Duhet punë, përkushtim dhe rindërtim të një sistemi më efikas që të kemi sukses në implementimin dhe mbrojtjen e çdo të drejte.

Në trend

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Kalo në kategori