Çdo gjë varet nga këndvështrimi yt! Kështu, në rrëfimin tonë të sotëm tre veta qëndrojnë në hekurudhë, duke shikuar nga tuneli. Pesimisti sheh vetëm errësirën e tunelit. Optimisti e sheh dritën në fund të tunelit, edhe pse askush tjetër nuk e sheh! E, realisti thotë se e sheh trenin që po vjen! Ndërkaq, drejtuesi i trenit i alarmuar, thotë se i sheh tre idiotë në hekurudhën e tij!
Kështu pra, të dashur miq, edhe kjo barsoletë boshnjake na mëson se çdo gjë është relative. Do të thoni se edhe Ajnshtajni e ka thënë shumë më herët! E ka thënë, edhe ai, në kontekst tjetër, pajtohem! Barsoletat nuk janë vetëm për të qeshur! Ato kanë shumë urti të cilën shkenca zakonisht e konteston me tërë seriozitetin e vet. E, qytetarët, të turpshëm si zakonisht, refuzojnë të shohin realitetin lakuriq! Mbyllin sytë me shuplakë dhe shikojnë tinëz mes gishtërinjve. Të vërtetën nuk e pranojnë zyrtarisht, derisa të mos bëhet zyrtare!
Pra, do të keni dëgjuar për boshnjakun Mujo, të cilit i “erdhën” veshët papritmas. Ai kishte kohë që ishte i shurdhër plotësisht! Kështu, ai filloi të dëgjonte të gjitha që fliteshin për të pas shpine! Ai, me mençuri e heshti shërimin e tij, kështu që për disa ditë i kuptoi interesat e të gjithëve në familjen e vet. Qysh javën e parë e kam ndërruar disa herë testamentin tim, tregonte ai më vonë.
A mund të shpjegojë kjo anekdotë edhe relacionet politike? A u erdhën veshët dhe sytë qytetarëve, apo ende po vegjetojnë para ekraneve nacionale dhe po ngritën në këmbë për të kënduar himnet luftarake të fiseve?! A dëgjojnë, a shohin vërtetë popujt, komunitetet përtej asaj që u servohet në mediat nacionale?
Zoran Rashkoviq, një serb nga Kosova, që nga lufta është refugjat në Serbi, këto ditë po dëshmonte në televizionin publik të Kosovës për krimet e grupit paramilitarë “Çakallët”. Këta, gjithsej 13 veta, brenda një dite, në rrethinën e Pejës i kishin vrarë 250 civilë shqiptarë!
“Ishim të manipuluar. Atëherë ndjeja se më kishte thirrur nëna Serbi të luftojë për të. ‘Çakallët’ i kryenin punët më të ndyta! Vrasje, plaçkitje, djegie shtëpish, dhunime! Isha vetëm 19 vjeçar dhe isha krenar që isha pjesëtarë i këtij grupi”, rrëfehet Zorani, emri i të cilit në shqip përkthehet si Agimi! “Në Serbi”, vazhdon ai, “edhe sot shtrohet pyetja se a ishin këta njerëz kriminelë apo heronj?! Tash, sërish nëna Serbi më thërret për të dëshmuar për krimet e tyre”! “Ata, serbët, kanë nevojë të dëgjojnë rrëfimin tim, sikurse edhe shqiptarët”!
Dëgjojnë, apo nuk duan të dëgjojnë popujt?! Apo janë të shurdhër? Po serbët dëgjojnë? Qeveritarët serbë i kanë të njohura gjithë këto! Ata megjithatë insistojnë se serbët ishin viktimat në Kosovë! Ata ende nuk gjetën fuqi të kërkojnë falje prej qytetarëve të Kosovës! E Zorani rrëfen dhe kërkon falje! Derisa rrëfehet, Kosovën e quan me emrin mesjetarë serb “Kosmet”.
“Kosmetski put” quhet edhe kompania publike për mirëmbajtjen e rrugëve regjionale në Rashkë, krejt afër kufirit Kosovë-Serbi! Nën themelet e saj, nën rrugën e asfaltuar që çon te zyrat e saj, këto ditë u gjetën eshtrat e disa qindra civilëve të vrarëve! Ata janë shqiptarë nga Kosova. ”Kosmetski put”, do të thotë “Rruga e Kosmetit”! Ku çon kjo rrugë e cila u ndërtua për të mbuluar varrin masiv të civilëve kosovarëve?! A e ndjek ende politika serbe rrugën e quajtur “Kosmetski put”? A kanë dal serbët nga “kutia”?
“Përse ka ndodhur e gjithë kjo”, pyet moderatorja? “Ishte çmenduri! Luftë! Kur të mençurit heshtnin, budallenjtë flisnin, të varfrit pasuroheshin”, përgjigjet Zorani!
Rruga e miteve shtrohet me kufoma! Po shikoja disa fotografi dhe po lexoja disa barsoleta boshnjake! Humori boshnjak është i veçantë! Ata më mirë se askush (buzë)qeshin me veten e tyre. Në një fotografi artistike dukej asfalti i një rruge të shtruar rishtas, por e cila ishte çarë me një vijë të hollë e që “lidhte” të dy anët e saj. Autori ishte “përpjekur” të sanonte çarjen e asfaltit me disa copëza shiriti izolues të rrymës! Sikur po ngjiste një foto të shqyer në mes! Komenti nën foto: “Meremetimi i rrugës”.
Kështu, në media, një ekskavator special i një brendi evropian, i arritur nga Bosnja, po prishte formën e rrugës dhe godinës së kompanisë publike, me emrin ëndërrimtarë “Kosmetski put”, duke krijuar një gropë e cila vështirë të mbyllet ndonjëherë në kujtesën tonë kolektive! Kjo rrugë, “Kosmetski put”, në nivel strategjik është konceptuar në Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve! Lexojeni Memorandumin e famshëm! Do ta gjeni aty! Aty janë edhe furrat ku digjeshin njerëzit në emër të ideologjisë primitive të fiseve. Digjeshin viktimat e “viktimave”! Qeverisja serbe ende e jeton legjendën! Kthimi në realitet po i bënë agresiv. Nuk ka ende katarsis serb! Duhet të heqin dorë nga vetëmashtrimi, do të thoshin në institutin “Arbinger”! Të dalin nga kuadrati. Seç mu kujtua filmi i famshëm serb, me subjekt boshnjak: “Fshati i bukur, digjet bukur”!
Çdo gjë varet nga këndvështrimi yt… s’e mediat bëjnë veç punën e vet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos