LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit iu ankuan gazetës për Sudokun e “pazgjidhshëm”

Të burgosurit iu ankuan gazetës për Sudokun e “pazgjidhshëm”

Sudoku nganjëherë është frustues, por me dedikim dhe kohë të mjaftueshme duhet të ketë një zgjidhje. Sidoqoftë, dy të burgosur në Britani të Madhe, me gjithë përpjekjet nuk kanë mundur të zgjedhin enigmën e versionit të vështirë të Sudokut.

Për këtë, ata i kanë shkruar gazetës “Express and Echo” që t’ju japë përgjigje për enigmën.

“Së bashku me 84 të burgosur të tjerë, jemi munduar të gjejmë zgjidhje, por më kot”, shkruan në letrën e të burgosurve, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi qasje të përditshme në gazetë dhe nuk i shohim zgjedhjet e mëhershme, andaj ju kërkojmë të na jepni përgjigjen, apo të pranoni se keni gabuar diku”, kanë shkruar ata në ankesën drejtuar gazetës.