LAJMI I FUNDIT:

Të akuzuarit në rastin e Badocit deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit në rastin e Badocit deklarohen të pafajshëm

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë u sollën pesë të pandehurit të cilët akuzohen për veprën penale: “Përgatitja e veprave terroriste ose veprimeve penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Në fjalën hyrëse, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi dyshohet se te liqeni i Badocit kanë synuar të incizojnë një video propaganduese dhe të lexojnë betimin ndaj liderit të ISIS-it.

Ndonëse mbrojtësit e të akuzuarve kanë kërkuar ndërprerjen e masës së paraburgimit duke e zëvendësuar atë me një mase tjetër, një kërkesë e tillë është refuzuar nga Prokuroria por edhe nga Trupi Gjykues.


Fjalën hyrëse në seancën e shqyrtimit gjyqësor e nisi prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, e cila duke folur për organizatën ISIS, ka përmendur që pjesë e kësaj organizate janë edhe qytetarë nga Kosova që kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.

Ajo ka theksuar se rasti i Badocit është vetëm njëri nga rastet e vetme që kanë të bëjnë me fenomenin e quajtur terrorizim, e me të cilin fenomen, sipas saj, kohët e fundit është ballafaquar e tërë bota.

Hajdari ka përmendur edhe ngjarjet e fundit duke thënë se disa qytetarë të Kosovës janë frymëzuar me ideologjinë e radikalizmit islamik e cila nga pikëpamja juridike është në kundërshtim me rendin kushtetues. Prokurorja gjithashtu tha se disa qytetarë të Kosovës po vazhdojnë të përdorin metoda të ndryshme për të rekrutuar një numër të madh të kosovarëve të rinj për t’iu bashkuar organizatës ISIS.

Veprimet e pesë të akuzuarve, sipas prokurores së Prokurorisë Speciale, kanë pasur qëllim frikësimin serioz të popullsisë dhe destabilizimit shoqëror të Kosovës.

Ndërsa, në fjalët hyrëse avokatët e të akuzuarve kanë deklaruar që të mbrojturit e tyre janë të pafajshëm dhe se aktakuza me të cilat ata ngarkohen janë të pabaza dhe nuk kanë prova materiale.

Avokatja e të akuzuarit Besnik Latifi, Albana Kelmendi, gjatë fjalës hyrëse të saj tha se një aktakuzë e tillë nuk mund të qëndrojë pasi, sipas saj, është pa bazë ligjore dhe pa mbështetje të provave materiale. Ajo theksoi se i mbrojturi i saj është i pafajshëm.

Shqetësim për avokatët ka qenë që në vizitat e fundit të akuzuarve me familjarët, nuk iu kanë mundësuar të hapin dritaret, por është mundësuar vetëm vizitë me dritare të mbyllura. Për këtë avokatët kanë kërkuar nga Trupi Gjykues që të informohet nga Qendra e Paraburgimit në Pejë se a ka arsyeje ose jo pse është vepruar në këtë mënyrë.

Gjyqtarja, Valbona Musliu-Selimaj tha se Gjykata ka lejuar që vizita të jetë e hapur, nën mbikëqyrjen e personelit dhe sipas saj, Gjykata nuk ka qenë e njoftuar lidhur me këto veprime.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve do të mbahet me 15 prill në ora 13:00. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori