LAJMI I FUNDIT:

TC “Kosova e re” 2010

Të gjitha këto kundërshtime, në shikim të parë krijojnë përshtypjen së pas këtyre veprimeve qëndron dikush me interesa të mëdha personale apo të ndonjë grupe të interesit apo partie politike të cilëve ju intereson vetëm profiti e asgjë tjetër. Nuk mundet të arsyetohet përse një individ i vetëm, profesionist në plot kuptimin e fjalës, me eksperiencë mbi tridhjetëvjeçare në fushën e planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe arkitekturës, të kundërshton veprimet e pa matura të vendimmarrësve në Kosovë, me të vetmin qëllim që ky popull të ketë një ardhmëri ma të mirë, të qëndrueshme, i pa ndikuar nga interesat shkatërrimtare shumë të ulëta, të cilët as që qajnë kokën për mirëqenien e popullit i cili ka shpresuar shumë pas sundimit gati një shekullor sllavë. Si të shpjegohet së pari vetvetes e pastaj të tjerëve kjo “vetëvrasje” hapësinore dhe kolektive e një populli të tërë.

Disa herë në vitet e pas luftës me shkrimet e mia publike me apele, letra të hapura iu jam drejtuar të gjitha institucioneve vendimmarrëse që në mënyrë të kthjellët, pa cenuar integritetin territorial të shtetit tonë dhe duke mbrojtur interesat vitale të banorëve të Kosovës, të merren vendime përgjegjëse, të rëndësishme si ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike të emëruar si TC Kosova e re. Asgjë nuk ndikoi apo ndihmoi nga e gjithë kjo, fare nuk vlerësohen mendimet dhe vlerësimet konstruktive të profesionistëve te pakët që reagojnë në këto raste.

Këtyre ditëve (20 janar) Qeveria e Kosovës konkretisht organizoi një Konferencë Ndërkombëtare me Investitorë potencialë për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike pas ri-konfigurimit të projektit, si rezultat i krizës globale ekonomike, i cili është mirëpritur nga të gjithë, e posaçërisht nga ata të cilët kryesore kishin mirëqenien e popullit të vet, duke marr parasysh se këto lloje të objekteve janë ndotës të mëdhenj të mjedisit. Ajo çka ma së shumti më befasoi ishte prejudikimi i caktimit të LOKACIONIT të kapaciteteve të reja energjetike. Afro 35 persona u shoqëruan në vizitë (21 janar) për të parë rezervat e thëngjillit në Bardh dhe Mirash, si dhe në Sibovcin Jugperëndimor e pastaj u shoqëruan edhe për të vizituar LOKACIONIN E DEDIKUAR për ndërtimin e TC Kosova e re. Kjo shumë qartë tregon se ma parë është caktuar vendi i dedikuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe se duhet respektuar vetëm formalisht procedurat ligjore, si është “Plani Hapësinor për zonën me interes të veçantë ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” i punuar nga MMPH, pa u interesuar për nevojat e shtetit ma të ri në botë Kosovës.


Të jetë ironia ma madhe, në të njëjtën ditë (21 janar) anëtarëve të KDP-së (Komisionit Drejtues të Projektit), nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) iu është prezantuar një draft Plan Hapësinor për lokacionin e minierës së re. As që do të tentoi të ndërhyjë në punën profesionale të ekspertëve të Institutit për Planifikim Hapësinor të MMPH-së,por ajo çka është zhgënjyese është se si ndikohet politikisht në punën e tyre duke mos mbrojtur interesin e përgjithshëm të vendit dhe të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme në këto hapësira të quajtura Republika e Kosovës. Prejudikimi i caktimit të lokacionit nga ana e MEM-it, MMPH, elaboratit të VSNM-së, propozimit të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në thelb kanë prapavija politike të momentit dhe nuk janë të bazuara në vlerat dhe interesat e mjedisit ku jetojmë.

Ndoshta për momentin aktual të krizës së moralit,që e ka përfshi tërë shoqërinë tonë,reagimet e mija dikujt i duken jo serioze, te tepërta, por gjeneratat e ardhshme do ti ndiejnë, do ti përjetojnë si produkte të një kohe ku fare nuk është vlerësuar fuqia e argumenteve profesionale. Si është e mundur të preferohen lokacionet ekzistuese të elektranave “A” dhe “B” të cilat janë ndërtuar në vitet gjashtëdhjetë, gjegjësisht tetëdhjetë e në atë kohë vendbanimet për rreth kishin numër të vogël të banorëve e sa i përket Prishtinës si kryeqyteti i Kosovës as që duhet diskutuar. Kryeqyteti i Kosovës pas vitit 1999 është invaduar nga të gjitha anët, sot ka një numër të madh banorësh kurse lokacioni propozohet ai i njëjti sikur viteve tetëdhjetë kur Prishtina kishte maksimum njëqind mijë banor, kjo me të vërtet nuk donë mençuri e as profesionalizëm.

Lokacioni definitiv do të duhej detal të matej me të gjitha elementet substanciale të ekzistencës së popullatës pa cenuar interesin kombëtar pas shumë shekujve e për këto çështje duhet pasur guxim qytetar dhe shtetëror në të gjitha nivelet. Këtë duhet bazuar në kërkesat reale për energji elektrike nga thëngjilli si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror deri në vitin 2025 kur pritet të ndërtohen kapacitetet e reja energjetike deri në 2000 megavat orë (MË) në faza.

Pa marr parasysh koston e shpenzimeve kapacitetet e reja energjetike do të duhej vendosur në një zonë ku do të ketë implikime minimale në mjedis,në jetën e njerëzve (sugjerohet transporti i thëngjillit) e për këtë ekzistojnë mundësitë teknike si dhe ato natyrore. Këtë e kemi obligim së pari ndaj vetvetes e pastaj edhe ndaj gjeneratave të ardhshme pasi jemi në fazën e vendimit me shumë përgjegjësi që duhet marr nga kjo gjeneratë aktuale e vendimmarrësve.

Prapë, për të satën herë po e përsërisë kërkesën publike,pa prapavija politike,që të rishqyrtohet nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar,të pa varur nga politika dhe ndikimet e dyshimta të grupeve të interesit,LOKACIONI i ndërtimit pasi ai ekzistuesi dhe i propozuari nga eksponentët e dyshuar politikisht as për së afërmi nuk i plotëson kriteret normat, standardet dhe direktivat ndërkombëtare për ndotjen e mjedisit pasi vendbanimet janë shumë afër lokacionit të propozuar të termocentralit “Kosova e Re”. Lokacioni i pretenduar, i propozuar do të jetë vetëm vazhdimësi e asaj çka ka ngjarë me vendbanimet afër termocentraleve ekzistuese përpara së bashku me kryeqytetin e Kosovës Prishtinën.

Të kota, të pa vlera janë arsyetimet e ndryshme “profesionale” të ngjyrosura politikisht për LOKACIONIN e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë, këtë do ta tregoi edhe koha të cilën ne nuk e çmojmë e atëherë do të jetë tepër vonë.

(Autori është arkitekt i pavarur. Ish-zyrtar i lartë në MMPH në Departamentin e Planifikimit Hapësinor)

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori