LAJMI I FUNDIT:

Tatli, kampion në WBA

Tatli, kampion në WBA

Boksieri kosovar nga Prizreni, Edis Tatli, ka fituar shiritin e kampionit të WBA-së (World Boxing Association) në kategorinë e peshave të lehta duke e mposhtur me vendim të secilit gjyqtar Felix Loranin nga Republika Dominikane.

“Ka qenë luftë e madhe. Publiku më inkurajoi dhe me përkrahjen e tyre fitova vetëbesim dhe trimëri”, ka thënë ai për portalet sportive finlandeze pas fitores.

Tatli, 20 vjeçar, pas kësaj fitoreje është duke e shikuar mundësinë që të përgatitet për të fituar titullin e kampionit evropian, që duket të jetë një synim real.

Prizrenasi, ish kampion në versionin EU-EBU e braktisi titullin vakant, për ta fituar titullin WBA Intercontinental. /Telegrafi/