LAJMI I FUNDIT:

Tastiera “Gishti i Madh” për Androidët

Tastiera “Gishti i Madh” për Androidët

Duke pasur parasysh, vështirësitë që po hasin të gjithë përdoruesit e Androidëve që janë konceptuar kryesisht me prekje, kompania “AHX Global” ka hedhur në treg tastierën “gishti i madh”, e ngjashme me një levë PlayStation ose Xbox-i.

Ky prototip punon me wireless dhe mund të lidhet me të gjithë Androidët, përfshi këtu iPad, iPhone apo edhe tabletat e aparatet e tjera te celularëve.

Suksesi i “AHX Global” qëndron pikërisht te thjeshtësia e përdorimit të tij.

Ky model është aktualisht në treg dhe kushton 79$. / Telegrafi /