Ish-futbollisti kuqezi rrëfen karrierën nga fëmijëria te përvoja në Evropë, e deri te projektet e reja.
Ka qenë ndër futbollistët më të famshëm shqiptarë, që ka luajtur në skuadra evropiane. Brescia, Bologna dhe Lazio janë ekipet italiane. Në këtë intervistë, të dhënë për gazetën e shqiptarëve në Itali, “Bota shqiptare”, karriera e tij është një panoramë mbi futbollin, në vendin e origjinës. Aktualisht ai është drejtues i Lazios, ku bën ndërmjetësin mes klubit dhe futbollistëve.
Çfarë do të thotë të jesh një futbollist shqiptar në arenën e futbollit europian?
Varet nga aspekti që kërkon të marrësh në konsideratë. Nëse si futbollist do të ishe në Shqipëri, marrëdhëniet me futbollin evropian do të ishin zero, pastaj futbolli shqiptar gëzon një situatë që nuk e lejon të ketë ndonjë famë të madhe, përtej kufijve të tij. Për sa i takon përvojës sime si shqiptar në skuadrat europiane, ka qenë një arritje drejt një objektivi të pamundur. Pra, diçka thjesht e madhe.
Si keni hyrë në botën e futbollit?
Si të gjithë fëmijët shqiptarë, jam rritur në një vend që është mes të paktave në Evropë, ku akoma luhet futboll në rrugë. Kjo është një gjë shumë pozitive për të lindur pasionin për futbollin. Brezi im kështu është rritur. Nga ndeshjet me fëmijët e lagjes, kalova pastaj me grupin e të rinjve të Partizanit, kur isha 15 vjeç. Pastaj, fillova të jem pjesë e skuadrave të kategorisë së parë dhe në fund të viteve ‘90, si shumë shqiptarë të moshës sime, u largova nga Shqipëria dhe nisa aventurën në futbollin evropian.
Cilat kanë qenë përvojat më mbresëlënëse në Evropë?
Fillimisht shkova në Greqi, ku arrita të luaja me ndonjë skuadër greke. Por nuk mund të vazhdoja të luaja rregullisht, sepse nuk kisha dokumente: nuk m’i jepnin, sepse nuk isha vorio-epiriot, pra nuk i përkisja minorancës greke në Shqipëri. U detyrova të zgjedh mes kthimit në Shqipëri, ose heqjes dorë nga kombësia ime, në favor të asaj greke, gjë që kohët e fundit më është dukur absurde dhe nuk doja ta pranoja. Duke mos pasur zgjedhje tjetër, u riktheva në Shqipëri dhe pastaj gjeta mënyrën për të ikur në Gjermani, ku luajta në kategorinë e tretë. Ishin vite të vështira dhe të trishtuara, para së gjithash, sepse është periudha e vetme e jetës sime, ku nuk luajta për kombëtaren shqiptare. Pastaj kalova te Karlsruhe dhe disa skuadra të tjera të Bundesligës.
Dhe ishit mes lojtarëve të parë shqiptarë që luajtët në futbollin evropian?
Po, unë bëj pjesë në atë brez që u hapi rrugën të tjerëve, në mënyrë të veçantë në Gjermani. Më pas, qoftë Gjermani apo vende të tjera, erdhën të tjerë… U detyruam të ndeshnim vështirësi të papërshkrueshme. Për mua ishte shumë e vështirë, sepse vija nga një futboll shumë i dobët, pa asnjë prestigj. Pra, m’u desh të filloja gjithçka nga e para, duke u vënë seriozisht në diskutim. Mendoj që të paktën nga ana psikologjike, një futbollist i ri, sot ka epërsi të mëdha. Ka ndryshuar imazhi ynë në këtë pjesë të botës për futbollin shqiptar, dhe para së gjithash është përmirësuar imazhi i shqiptarëve.
Futbolli ka pasur ndonjë meritë në këtë përmirësim?
Futbolli ishte ndoshta fusha e vetme që ka ndihmuar në një përfaqësim pozitiv të Shqipërisë dhe ka përmirësuar imazhin e tij në Evropë. Pa dyshim në vijimësi, edhe imazhin e shqiptarëve. Është një gjë, që e kuptoj gjithnjë kur më ndodh të jem përpara tifozëve, në Gjermani dhe sidomos në Itali. Është e qartë që ne futbollistët, jemi shndërruar në njëfarë ambasadorësh të prestigjit, edhe shqiptarët që jetojnë jashtë, na konsiderojnë si të tillë. Unë kam nënshkruar shpesh peticione, sa herë që shqiptarët kanë qenë viktima të presioneve mediatike, të cilat kanë prodhuar një albanofobi të dukshme, në të gjithë Italinë. Personazhet publike me origjinë shqiptare kanë një detyrë natyrale për të ndihmuar përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Personalisht e ndiej një detyrim moral. Në njëfarë mënyre, jemi pikë referimi për njerëzit tanë dhe duhet shfrytëzuar ky pozicion.
Sot, çfarë lloj reputacioni gëzon futbolli shqiptar, sipas jush?
Tifozët evropianë kanë një mendim gjithnjë të mirë për futbollin shqiptar, duke i pasur të pranishëm të gjithë futbollistët shqiptarë që luajnë në skuadrat evropiane. Por futbolli në Shqipëri nuk ka të bëjë fare me futbollistët që vijnë këtu. Ka një disnivel të paimagjinueshëm. Është vërtet një fat i keq për ata lojtarë që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Ka probleme të mëdha organizimi, administrimi, financimi dhe shumë gjëra të tilla.
Sipas mendimit tuaj, pse ka arritur gjendja deri këtu?
Sepse varet nga shumë gjëra. Ka telashe të mëdha me stadiumet, idesh dhe profesionaliteti. Ambiciet janë të mëdha (futbolli është sporti më i ndjekur në Shqipëri), por as Ministria e Sporteve, as FSHF ja, nuk kanë strategji.
Po fakti që vitet e fundit është synuar gjithnjë te trajnerët e huaj, a ka pasur ndonjë sens pozitiv në përmirësimin e futbollit shqiptar?
E kam mbështetur gjithnjë praninë e trajnerëve të huaj në Shqipëri, sepse kam qenë gjithnjë i bindur se është zgjidhja më e mirë për ta çuar futbollin shqiptar drejt përvojave të reja dhe mënyrave që duhen në vendet që mungojnë. Për momentin, trajnerët e huaj afrojnë përvoja që trajnerët shqiptarë nuk i kanë, por në të ardhmen mendoj që do të formohen breza të rinjsh trajnerësh shqiptarë të përgatitur. Sipas meje, ajo që deri tani ka munguar është puna psikologjike. Nëse humbisnim ndonjë ndeshje 2 1 apo 2 0, trajnerët tanë të rinj luanin sikur ne të kishim fituar. Ata thoshin: “Mjafton që u mundëm me dy gola dhe jo me katër.” Kjo mendësi ka pasoja të rënda për futbollistët.
Ju a do të ktheheshit në Shqipëri për të drejtuar kombëtaren kuqezi?
Ëndrra ime është t’i afroj futbollit shqiptar gjithçka kam përfituar në karrierën time. Pra, mund të kthehem… Ndoshta edhe si trajner i ndonjë skuadre apo shkolle sportive. Nuk e di se kur do të ndodhë, por është gjithnjë në projektet e mia. /SportiShqiptar/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë