LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para

Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp tha se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit në vendet tjera përgjithësisht është pa pagesë.

Duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve në lidhje me spekulimet se po mblidhen para për mjekim, ai u përgjigj se nuk ka nevojë të përhapen gënjeshtra.

“Përgjithësisht, 99 për qind e trajtimit është falas dhe nuk ka nevojë që askush të mbledhë para. Pra, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që u publikua tre-katër ditë më parë, nuk është tani. Ndoshta në disa vende, por përgjithësisht 99 për qind e trajtimit në të gjitha vendet është falas”, tha Taravari.


Ai shtoi se Qeveria ka siguruar mjete për udhëtim dhe akomodim për dy prindër apo familjarë të pacientëve në të gjitha vendet.

Ministri informoi se pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës në Ministrinë e Shëndetësisë se numri i pacientëve që trajtohen aktualisht është 162 dhe sot 10 prej pacientëve që janë të shtruar në spital do të lirohen nga spitali.

Në tragjedinë e ndodhur më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë humbur jetën 59 persona dhe mbi 150 janë lënduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Vuçiq pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik: Dialogu me Kosovën i një rëndësie vitale

Lajme
“I dashuri i saj erdhi dhe më përqafoi” - flet babai i Ilaria Sulës pas vrasjes të së bijës

“I dashuri i saj erdhi dhe më përqafoi” - flet babai i Ilaria Sulës pas vrasjes të së bijës

Lajme
“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

Lajme
ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

Lajme
Reshjet e shiut, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

Reshjet e shiut, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

Lajme
Kalo në kategori