Tallavaja dhe partitë politike
Partitë politike luajnë një rol thelbësor në procesin e zhvillimit të demokracisë. Ato janë një urë lidhëse në mes të shoqërisë dhe politikës. Teoricienët argumentojnë që roli i partive politike, për shkak të rëndësisë që ka relacioni shoqëri-politikë, konsiderohet si e mirë esenciale publike për demokracinë.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, dhe deri më sot, ekziston një situatë cilësisht e re, si nga fusha politike, ekonomike dhe ajo sociale. Brenda kësaj situate në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë veprimtarinë e tyre një numër i madh i forcave politike. E këtij kallaballëku në muajt e fundit iu shtuan edhe një kallaballëk tjetër me parti të vogla të reja e të sapo formuara taze.
Sa kohë që në Kosovë nuk do të jetë i ndërtuar shteti juridikisht, partitë politike në mënyrë objektive do të ndahen vetëm në dy ngjyra specifike, ngjyrime këto që nuk i kanë shtetet demokratike: në parti që do të janë të angazhuara për të ndërtuar shtetin dhe në parti që do të mendojnë vetëm për pushtetin; në parti që do të kënaqen me çfarë tu japin dhe në parti që do të luftojnë me mjete demokratike të realizojnë programet e tyre maksimalisht – ngjyrime këto të imponuara nga realiteti aktual i Kosovës. Të mos marrësh parasysh këtë realitet do të thotë të biesh në aventurizëm dhe teorizime të kota që dëmtojnë jetë e përditshme politike të Kosovës.
Shumë parti të vogla sot në Kosovë – nëse ndalemi dhe i analizojmë ato nga aspekti struktural – do të shohim se e gjitha çfarë ato posedojnë janë tre ose katër individë të hairit, që ta themi troç meritojnë të quhen me termin politikan, kurse nëse i analizojmë në aspektin ideologjik e gjitha ka të bëjë me fitimin e një posti ministror dhe me punësimin e disa të afërmve në poste të mira dhe asgjë më tepër (duke i shtuar faktin këtu edhe se shumica e këtyre partive politike me ardhjen në pushtet dhe hyrjen në qeveri nuk arritën t’i përmbushin as 10 përqind të premtimeve të tyre të dhëna ndaj elektoratit që i zgjodhi).
Si shembull të kësaj që thamë mund të marrim partinë social-demokrate të Agim Çekut i cili pranoi të hynte në një koalicion të çuditshëm, me liberalët e AKR-së së Behxhet Pacollit. Çeku me këtë arriti ndoshta të realizonte aspiratat e tij personale për tu bërë ministër, por këtë e arriti më shumë falë votave të liberalëve të AKR-së dhe partisë së qendrës së djathtë të Partisë së Drejtësisë. Për hir të së vërtetës duhet të themi se social-demokratët nuk janë e vetmja parti politike që ka zgjedhur këtë mënyrë të përfaqësimit të saj. Kemi edhe shumë parti të tjera që gjatë kësaj periudhës 13 vjeçare të qeverisjes Kosovare kanë marrë hapa të tillë dhe si rezultat kanë krijuar një mishmash në skenën politike Kosovare.
Mirëpo, këtu shtrohet pyetja se si të dilet nga kjo situatë e krijuar me vite në vendin tonë? Si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje dhe zgjidhjeje të këtij mishmashi ndoshta do të ishte më e qëlluar që të shkohej drejtë kufizimit të partive politike në dy, eventualisht tri parti të mëdha, të profilizuara qartazi për orientimin e tyre politik. Shumë do të pyesnin se cila do të jetë dobia e kësaj? Në këtë rast sistemi dypartiak në Kosovë (flasim për etnitetin shumicë shqiptarë) do të sillte shumë përfitime në normalizimin e jetës politike në Kosovë dhe këtë për disa arsye.
Në radhë të parë ky lloj sistemi do t’i jepte fund politikës së koalicionit, kurse agjendat e deklaruara nga palët kontestuese nuk do të ndryshojnë si rezultat i ndonjë koalicioni të formuar pas zgjedhjeve. Së dyti, do të ishte shumë më e lehtë për votuesin për të zgjedhur me dy kandidatëve, në vend, duke e shmangur në këtë mënyrë përpjekjet e kota për studimin e politikave të partive të ndryshme, para se ai të bëjë zgjedhjen e tij. Së treti, Qeveria e zgjedhur do të jetë në gjendje të funksionojë pa ndonjë presion të panevojshëm. Ajo do të jetë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme, pa pasur nevojë të dorëzohet para kërkesave të partnerit të koalicionit, duke i dhënë mundësin që qeverisja e tyre të gjykohej më drejtë nga qytetarët.
Një element tjetër në sistemin dypartiak do ishte edhe fakti se në një sistem e tillë palët priren të jenë më të moderuara dhe liberale në pikëpamjet e tyre për të gjitha çështjet e nevojshme. Po ashtu, sistemi eventual dypartiak në Kosovë do të rriste kapacitetin kualitativ të partive politike në Kosovë, duke i forcuar ato me inkuadrimin e ekspertëve nga partitë e vogla, si dhe do të ndihmonte në rritjen e garës së brendshme partiake për udhëheqjen e subjektit, duke eliminuar në këtë rast nepotizmin e brendshëm si dhe duke fuqizuar llogaridhënien para strukturave partiake.
Dhe së fundmi, një sistem dypartiak do t’i ndihmonte edhe buxhetit shtetëror, duke i ndihmuar në këtë mënyrë të zvogëlonte shpenzimet e ndryshme të fushatave zgjedhore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re