LAJMI I FUNDIT:

Taket metalike, janë moda e re e të famshmeve

Taket metalike, janë moda e re e të famshmeve

Kreacionet që nga shumë njerëz janë quajtur “tehe, gjilpëra apo zhiletë”, janë bërë të preferuarat e të famshmeve.

Të famshmet duan të jenë në qendër të vëmendjes, me tërë atë që bëjnë.

Qoftë edhe nëse duhet të qëndrojnë në take të larta dhe shumë të holla, transmeton Telegrafi.

Prej Victoria Beckham, e tek Jennifer Lopez që e kanë përqafuar këtë trend, janë edhe shumë femra të tjera të njohura, që duan të kenë një palë take të tilla, në këmbët e tyre.


Mirëpo, sa do që tingëllojnë të rrezikshme, këto take edhe janë.

Me zgjatimin metalik poshtë thembrës, këto mbathje mund të jenë shumë të rrezikshme, në rast pengesa gjatë ecjes. /Telegrafi/