LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe Kryeziu: Kosovën e përfaqësuam me krenari në Pekin

Tahiri dhe Kryeziu: Kosovën e përfaqësuam me krenari në Pekin

Ekipi olimpik që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin tashmë është kthyer në Kosovë.

Skitari Albin Tahiri dhe skitarja Kiana Kryeziu e përfaqësuan Kosovën në garat e sllallomit të madh dhe lëshim alpik.

Ata nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve, por arritën rezultatet më të mira të regjistruara ndonjëherë nga sportistët e Kosovës në këtë garë.


Me të zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”, të dy skitarët deklaruan se janë ndjerë krenarë që e përfaqësuan Kosovën në një garë kaq të rëndësishme.

17-vjeçarja deklaroi se për atë ishte një eksperiencë e paharruar duke falënderuar të gjithë kosovarët për përkrahjen që i kanë dhënë

“Karriera ime sapo ka filluar, siç e dini unë jam 17 vjeçare, jam njëra prej garuesve më të reja që kam marr pjesë në olimpiadë. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, diçka që unë kurrë nuk do ta harroj edhe definitivisht ka qenë një prej eksperiencave që do ta mbaj gjithë jetën në mend…Definitivisht ka qenë një garë shumë sfiduese, një garë shumë e vështirë, e nivelit më të lartë dhe është një garë që do të më jap shumë eksperiencë edhe për të gjitha garat e tjera edhe ndoshta pjesën tjetër të karrierës do të ma bëjë edhe më të lehtë”, theksoi Kryeziu.

Ajo shtoi se është ndarë shumë e kënaqur me rezultatin e saj të arritur në Lojërat Olimpike Dimërore dhe se ishte nder i veçantë për ta përfaqësuar Kosovën si femra e parë në këtë garë.

“Kam qenë shumë e kënaqur me rezultatin që e kam arritur për shkak se siç e dini në sportin tonë nuk ka kategori të moshave as të peshave siç jemi mësuar në xhudo apo në sporte të tjera. Për mua thjeshtë të jem në të njëjtën garë me idhujt e mi edhe të garoj me to thjeshtë është një nder shumë i madh. Gjithashtu është edhe një ndër historik për ta përfaqësuar Kosovën si femra e parë në Lojërat Olimpike Dimërore”, tha ajo.

Kurse skitari Albin Tahiri dhe se është shumë i lumtur me rezultatin e arritur në aspektin personal por edhe për Kosovën. Ai shtoi se së bashku me Kianën kaluan shumë mirë dhe patën një eksperiencë të jashtëzakonshme.

“Po ndihem mrekullueshëm, siç kam thënë gjithmonë është krenari për mua që ta reprezantoj Kosovën. Unë jam shumë krenar me rezultatet më të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për mua. Jam shumë i lumtur me rezultatin. Kësaj here nuk isha vetëm por me kolegen dhe ishte shumë kënaqësi te jem atje së bashku me të…Për Kianën ndoshta ishte pak stresuese sepse ishte hera e parë ndërsa për mua pak a shumë isha mësuar tashmë dhe mendoj që herën tjetër ndoshta edhe më mirë”, tha Tahiri.

Albin Tahiri u rendit i 37-ti në garën e sllallomit të madh të në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa 17-vjeçarja Kiana Kryeziu e cila hyri në histori duke u bërë vajza e parë e cila e përfaqëson Kosovën në LOD, zuri vendin e 49 nga 82 garues në kategorinë e saj./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori