LAJMI I FUNDIT:

Tableti i Vizio kushton 349 $

Tableti i Vizio kushton 349 $

Kompania Vizio ka njoftuar se tablet i saj i ri VTAB1008 do të kushtojë 349 $, prototip të cilin do të mund të blini vetëm në pikat e shitjes Walmart.

Përveç të dhënave të pritshme si portë për HDMI, USB apo Bluetooth, WiFi e dy kamera HD, të dhënat e tjera për këtë tablet do të merren vesh pas 30 Gushtit, kur Vizio do të bëjët të ditur sitemin e operimit apo edhe madhësinë e ekranit të këtij modeli.

Tableti VTAB1008 i Vizio do të hidhet fillimisht në SHBA e më pas në tregun Evropian. /Telegrafi/