LAJMI I FUNDIT:

Tableti i Toshiba’s, Regza AT300 gjatë qershorit

Tableti i Toshiba’s, Regza AT300 gjatë qershorit

Tableti i parë i Toshiba’s me Android Honeycomb i cili ishte paralajmëruar gjatë janarit të këtij viti, më në fund do të dal në shitje.

Madje, prodhuesi i tabletit të ri Android për këtë ka dhënë edhe një datë, dhe një çmim të cilin duhet paguar për ta poseduar tabletin e ri i cili bazohet në Android Honeycomb.

Tableti i ri i Toshiba’s vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, 1280 x 800 pikselë, USB, dalje HDMI, dhe kamerë 5 mega-piksel.

Mirëpo, tableti me procesor Tegra 2, dhe Android Honeycomb duket se fillimisht do të paraqitet vetëm në tregun japonez për një çmim prej ¥60,000, që i bie të kushtojë diku rreth 723 dollarë amerikan.


Dalja e Regza AT300 pritet të bëhet gjatë muajit qershor të këtij viti, mirëpo siç është thënë, tabletin e ri do të mund ta blejnë fillimisht, vetëm banorët e Nippon’it. / Telegrafi /