Ta kërkojmë njëri- tjetrin, pa ikur mbrapsht!
Tymosja e duhanit dhe ligjet: Nuk e di ende se (mos)tymosja, (mos)pirja e duhanit është art, kulturë?! Nuk e di se, në fillimvitet e 80-ta të shekullit të kaluar, “vetëm” një çerek shekulli më parë, edhe atëherë kur kishte prezantime, premiera, festivale etj., a ka pasur ligje, rregulla(tiva), Ministri të Kulturës?! Për mosdije në disa vende, sidomos perëndimore (Irlanda, Italia, Belgjika etj.) ekziston ligji për ndalimin e duhanit. Ndërsa një qytetar(e) ka klithur: “O Zot, vështirë të zbatohet ky ligj!”
Kronikat e “padëshiruara”: Pëshpëritej për njëfarë uragani, mjegullnaje, tymi, kolere apo nxehtësi që mund ta përfshijë qytetin ditën e zgjedhjeve! Mbrëmja arrin me kohë. Terri edhe më shpejt. Errësirë në pamjen e njerëzve, në shpirtin e tyre, në vetvete ndaj të tjerëve… Ankthi i heshtjes vërehej në asfalte, në xhamat e ndërtesave e makinave, në mermerin e hotelit me pesë yje, në fijet e barit të bulevardit. Të burgosurit shushuritej se u harruan. Të vdekurit nuk ekzistonin. Të gjallët u shndërruan në robotë të pavetëdijshëm votues. Dashuria vdiq në thashethemnajën e paralajmëruar. Nesër në Kosovë (At-ë-Dhe), zhurmëruan zërat informativ, nuk do të ketë as uragan, as mjegullnajë, as tym, as kolerë, as nxehtësi, por vetëm Këngë e Liri.
– Më thoni mos qesh! Do të ik përtej vullkaneve! Kronikat do e tejkalojnë jetën për t’u kthyer në shkronja të padeshifruara.
As e kaluara nuk është kaluar: “Ajo çfarë më së shumti tani i duhet Ballkanit nuk janë historianët ose shkencëtarët politikë, por psikanalistët, të cilët mund të ndihmojnë për ta tejkaluar të kaluarën për hir të së tashmes dhe të ardhmes…”, ka thënë Dominique Moisi. Ka një të kaluar që “nuk është vdekur dhe varrosur. Në të vërtetë nuk është kaluar”, sipas William Foulkner. 25 vite më parë në një nga kthinat e Teatrit Kombëtar shfaqeshin pjesë skenike nga autorë të ndryshëm si Din Mehmetit, Rrahman Dedaj (“Zog i Diellit”, “Gjërat që s’preken”), etj. Kjo edhe pas kaq vitesh s’po ndodh qoftë edhe në harresën e të kaluarës si mësim.
Performanca e rikujtesës si kërkim: “… e vërteta rri hapur për të gjithë; ajo nuk është e zënë tërësisht. Prej saj ka mbetur e ka tepruar, madje edhe për ata që do të vijnë paskëtaj”. Këtë thënie të filozofit Seneka e ka vënë si moto studiuesi dhe atdhetari Kopi Kyçyku në librin e tij të fundit “Zinxhiri i anktheve” të cilën munda ta kem si dhuratë pas shfaqjes “Shkëlqesi” dhënë premierë të shtunën mbrëma në Teatrin Kombëtar. “Të rinjtë” që hapen sezonin e Teatrit Kombëtar me “përformansën” e një paralajmërimi shkëlqimtar nuk ia dolën as edhe me të vetmin pasazh – përpjekje eksperimentuese, që t’mund të shtonim se kishte të bënte me një vepër dramaturgjike teatrore! Një recitativ i zbehtë! Një diksion foshnjor! Një pasazh i ndarë në grimca që nuk i dihej fillimi! Dhe me përfundimin e kësaj “performance” nuk i dihej mesi! Përgjatë një ore, përpjekje për një poetikë filozofike! Një imitim i një teksti letrar të një shkrimtari të njohur, por që i mungonte qoftë edhe një mizanskenë dramaturgjike! Monologë hermafroditë të një kameleonizmi të paparë naiv! Kishte një rikujtesë të një universalizmi mes dashurisë dhe kopjimit të jetës?!
Vërtet dikush duhet të flasë ndryshe: Rrugët janë mbarësht(r)uar me shekuj, për t’i dhënë kuptim edhe të sotmes! Pseudovlerat, tashmë, ngrehin krye (“kokë e këmbë”)! Artisti, krijuesi, shkrimtari e jeton jashtëkohën në kaosin e ekzistencës së pafund! Nëse vdes i gjallë, ëndërron veten vetëm në ardhmëri! I vetmi ngushëllim i tyre! At(ë)dhe nuk ka pa Mua, pa Ty, pa Atë, pa Ju, pa Ata, pa të gjallët në të kaluarën, pa Të vdekurit në të ardhmen, pa Të palindurit në të sotmen…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame