Kristof Strack
Vrasja e nëntë personave e ka tronditur Gjermaninë. Tronditje, pyetje pa përgjigje, zemërim, dëshpërim.
Munihu donte të startonte në një fundjavë vere në lokalet e birrës pranë lumit Isar dhe alpeve, kur terrori e prishi këtë idil. Në mëngjes qyteti u zgjua si nga një ëndërr e keqe. Fakt është që një gjermano-iranian shuan disa jetë njerëzish dhe plagos mjaft të tjerë, dhe jo vetëm të plagosurit në trup, që ende luftojnë me jetën. Ai lëndon shumë të tjerë në ndjenjën e sigurisë së tyre, goditje psikike. Terrori afrohet – kjo u dëgjua në politikë javën e kaluar. Fillimisht gjakderdhja e tmerrshme në Nisë, atentati i një refugjati të ri në Vurzburg, që lëndoi rëndë disa turistë kinezë.
Gjermania është bërë më e pasigurt. Pas sulmit në Munih pati spekulime që nga terrori me sfond islamist, deri tek masakra e ngjashme me atë të Utoyas me sfond radikal-nacionalist, të premten (22 korrik) ishte pesëvjetori i masakrës në ishullin norvegjez. Ndërkohë, autori i masakrës në Munih është një 18-vjeçar që ende shkonte në shkollë. Menjëherë zgjohen kujtimet për masakrat në shkolla, që tronditën Gjermaninë në 15 vitet e fundit. Dhe, si në vitin 2009, në masakrën në një shkollë në Vininden, shtrohet pyetja: Ku e ka gjetur ky i ri armën?
Atmosfera në Munih dhe Gjermani është e atmosferë e dhimbjes, zemërimit, por edhe një lloj krenarie. Dhimbje dhe zemërim për viktimat dhe humbjen e pakuptimtë të jetëve të njerëzve. Krenari për solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihmë të qytetarëve të Munihut që hapën dyert e shtëpive për ata që nuk mundën të shkonin në shtëpi, për shkak të bllokimit të plotë të trafikut. Krenari për forcat e sigurisë në kryeqytetin bavarez, që kanë reaguar të angazhuara dhe me vendosmëri, duke e komunikuar qartë dhe hapur gjendjen. Kjo ishte përgjigja për nervozitetin dhe presionin mediatik e panikun në mediat sociale. 2300 forca sigurie erdhën nga lande të ndryshme, edhe nga Austria, edhe pse askush nuk e dinte se çfarë do të thoshte për të ky mision personalisht.
E, megjithatë pas një akti të tillë shqetësimet mbeten: Sa e lartë është durueshmëria e shoqërisë gjermane? Pas çdo sulmi tensioni rritet – pavarësisht nëse është sulm apo vepra e një anëtari të rrjeti terrorist, ai e trondit thellë Gjermaninë: një shoqëri që sigurohet kundrejt çdo rreziku e ka të vështirë të durojë pasigurinë. Këtë e kuptonte kushdo që u hodhi një sy natën e së shtunës mediave sociale dhe lexoi komentet online. Jo pak nga ato që janë shkruar është vështirë t’i nxjerrë goja. Komente të tilla përçmojnë edhe viktimat.
Politika duhet ta marrë më seriozisht se deri tani si ndjenjën në rritje të pasigurisë, ashtu edhe përçarjen brenda shoqërisë. Vendi ndodhet para një prove, bëhet fjalë për ruajtjen e unitetit në shoqëri, për vendosmëri dhe racionalitet të autoriteteve, për forcë drejtuese të politikës.
Por, kjo gjendje ka nevojë edhe për të folur hapur për problemet në rritje. Demokracia jeton nga një shoqëri civile aktive, kjo shoqëri jeton nga koherenca brenda saj edhe nga debati i sinqertë dhe aftësia për të duruar tensionet.
Me Munihun tregohet se sa i vështirë ka për të qenë misioni për të mbajtur në unitet jo vetëm kampet politike, por një vend të gjithë. Ky mision sapo ka filluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk