Uji që rrjedh në kanalin në anë të rrugës prish qetësinë e mëngjesit në fshatin Borje, në veri të Shqipërisë. Një kafene e vogël në qendër të tij ishte pothuajse e zbrazët në një paradite të fund-dhjetorit.
Ka dhjetë vjet që Biljana Jonuzi e ka hapur atë bashkë me bashkëshortin.
“Pak kemi punë se nuk ka njerëz”, thotë Biljana teksa rregullon shaminë me ngjyra, e cila karakterizon shumicën e grave në zonë.
E lindur dhe e rritur në Borje, 61-vjeçarja kujton se shumë bashkëfshatarë të saj, e sidomos të rinj, kanë migruar nga fshati.
“Ikin të gjithë në Gjermani, në Angli, në Itali… Kemi mbetur vetëm pleq”, thotë Biljana për Radion Evropa e Lirë.
Mungesa e vendeve të punës, por edhe pozita e izoluar e fshatit janë, sipas saj, arsyet kryesore të migrimit të banorëve me etni kryesisht gorane.
Sipas Bashkësisë së Kukësit nga ky fshat kanë migruar rreth 300 banorë.
Në gjithë Shqipërinë, vetëm gjatë këtij viti kanë migruar afër 14 mijë qytetarë në formë legale, tregojnë të dhënat zyrtare.
Fshati malor i Borjes me rreth 900 banorë gjendet rreth 2 kilometra larg kufirit me Kosovën, ndërsa qytetin më të afërt të Shqipërisë, Kukësin, e ka rreth 30 kilometra larg.
“Rruga për në Kukës është skandal”, tregon Biljana, duke përshkruar rrugën e pashtruar që, sipas saj, do rreth një orë kohë për ta përshkuar me veturë.
Kështu, banorët e këtij fshati varen kryesisht nga Kosova, si për pazare, ashtu edhe për shërbime të tjera.
Destinacion më i shpeshtë i borjanëve është Dragashi – qytet në jug të Kosovës. Disa nga ta përdorin vetura private, të tjerë përdorin minibusë të bashkëfshatarëve që nisen çdo ditë nga Borja rreth orës 6 të mëngjesit.
Pika kufitare mes Kosovës e Shqipërisë në këtë fshat u hap në vitin 2009.
Ajo shërben vetëm për kalimin e banorëve lokalë në të dyja anët e kufirit – në një distancë prej 15 kilometrash nga pika kufitare.
Aty nuk është paraparë të qarkullojnë mallra në vlerë të madhe.
Kjo i shkakton probleme Texhbid Behlulit, pronar i një shitoreje në fshat që shet shumë lloje të mallrave – nga turshitë deri te veglat për punë.
“[Djali], tani është në Kukës, ka shkuar, do të furnizohet me mall… [Ndonjëherë furnizohet] edhe pak këtej nga Kosova. Nganjëherë i bëjnë [probleme], pse të furnizohesh e andej-këtej”, thotë Texhbidi për Radion Evropa e Lirë.
Ky 85-vjeçar thotë se e siguron disi jetesën me këtë biznes, por se puna po i pakësohet gjithnjë e më shumë.
Megjithatë, banorët e qendrës që kanë biznese, thonë se janë me fat që nuk varen vetëm nga bujqësia, me të cilën merret një pjesë e banorëve të fshatit, më larg nga qendra.
Përpjetë në fshat pakësohen rrugët me gurë dhe shtohen shtëpitë e ndërtuara me këtë material.
Një të tillë e ka edhe Sadet Aliaj, i cili po e nxirrte jashtë oborrit kalin e tij ngjyrë kafeje.
“Me [kalin] lëroj, punoj, bart dru, pleh… Të gjitha i bën ky”, thotë Sadeti.
Bagëti, e sidomos kuaj e mushka, mund të shihen gjithkund nëpër rrugët e Borjes.
Veç tjerash, ato bartin edhe të mbjellat e fshatarëve, që kryesisht janë patatet. Por, gjatë verës, kultivojnë edhe lule e bimë aromatike, të cilat më pas i shesin në Kosovë.
Nga patatja që e mbjell çdo vit, Shate Palinci thotë se sivjet nuk pati shumë fitim.
“Pak kemi sivjet, i ka ngrënë derri i egër”, ankohet ajo, duke i përgatitur disa nga patatet e vogla për t’ua dhënë bagëtive.
Kjo 40-vjeçare ka tre fëmijë, përfshirë një vajzë 15 vjeçe të martuar.
Burri dhe djali i saj i madh, 20-vjeçar, shkojnë shpesh në Kosovë për t’i shitur produktet e tyre bujqësore, por edhe për të bërë ndonjë punë tjetër të përkohshme.
Shatja ka frikë për ndonjë mbyllje eventuale të kufirit me Kosovën, sikur kishte ndodhur për disa muaj gjatë pandemisë COVID-19.
“Gjatë koronës [pandemisë], kemi qenë të gjithë të mbyllur. As në Kukës, as kurrkund. Vetëm në shtëpi… çfarë kemi pasur, kemi ngrënë. Nuk ka më vështirë”, kujton Shatja.
Tjetër hall për të është mungesa e një spitali të afërt në Shqipëri.
“[Në Borje] sëmuresh e nuk vjen askush të të bëjë gjilpërë [injeksion], as të të shikojë”, thotë Shatja.
Edhe për shërbime shëndetësore, ajo thotë se banorët e fshatit shkojnë kryesisht në Kosovë. “Për dhëmbë e për të gjitha… nëse kemi diçka, shkojmë në Kosovë”, thotë ajo.
Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Dragash thonë për Radion Evropa e Lirë se, çdo ditë, presin dhjetëra pacientë nga Borja dhe zona të tjera kufitare të Shqipërisë.
Kur mbetet e vetme në shtëpi, Shatja llogarit edhe në ndihmën e djalit të saj 9-vjeçar për punët me bagëtitë.
Por, me rënien e borës, ajo thotë se djali ka dëshirë edhe të rrëshqasë me shokët, pasi kryen orarin e mësimit në shkollën që gjendet më afër qendrës së fshatit.
Nga kodra lart ku banon, ajo e pret dhe e përcjell me sy djalin teksa ngjitet rrugëve që kanë nisur të bëhen vështirë të kalueshme nga bora dhe balta.
Borja, aktualisht, ka vetëm shkollën fillore 9-vjeçare, ndërsa për të kryer shkollën e mesme, nxënësit duhet të shkojnë në fshatin Shishtavec, rreth 11 kilometra larg.
Shkolla “Xhafer Ollomani” në Borje, sipas të dhënave publike ka rreth 100 nxënës.
Banorët thonë se janë ankuar disa herë te Komuna e Kukësit për mungesë të infrastrukturës, por deri më tani pa rezultat.
“Për vota [vijnë], por rruga zero”, thotë Biljana. “Po të mos ishte Kosova, Borja do të kishte ngordhur”, thotë ajo.
Bashkia e Kukësit në Shqipëri ka thënë se arsyeja pse nuk është e asfaltuar rruga Borje-Kukës është për shkak të mungesës së fondeve.
“Rruga nuk është shtruar për shkak të mungesës së fondeve ku pjesa më e madhe e fshatrave të Kukësit janë rrugë rurale”, thuhet në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj