LAJMI I FUNDIT:

SUV i ri nga Toyota

SUV i ri nga Toyota

Kompania Toyota ka promovuar SUV-in e ri, modelin RAV4 Edition S, i cili karakterizohet me pajisjet më të mira.

Modeli RAV4 Edition S është në dispozicion vetëm në variantin 4WD, i cili posedon motor me naftë 2.0 l, me 124 dhe 150 KF dhe motor me benzinë 2.0 l, me 151 KF.

Po ashtu, ky model posedon marshin manual dhe marshin automatik, të dytë me gjashtë shpejtësi, transmeton Koha.


Sipas standardeve, RAV4 Edition S, ndër pajisje tjera përmban rrotat 18 inç, çatinë prej argjendi, disa theksime nga kromi, klimën automatike dy-zonale, Keyless Entry (Hyrje pa çelës), ekran 6.1 inç të ndjeshëm në prekje me sistem “Toyota Touch2 Infotainment”, karriget e reja, dhe shumë pajisje të tjera.

Toyota RAV4 Edition S ka një çmim fillestar prej 30.890 eurosh.