Superior ndaj demokracisë
Vendet që posa kanë lindur si shtete demokratike dhe të cilat kanë pasur një jetë të gjatë në tranzicion, lehtë mund edhe të rrëshqasin gjatë kësaj rruge në autoritarizëm dhe diktaturë demokratike moderne. Kjo mund të ndodhë për tri arsye; e para nga prezumimi i institucioneve qeverisëse, e dyta nga intoleranca, dhe në fund nga mospajtimet e mëdha gjatë procesit të shtetit në rrugën e tij.
Kështu që në rastin e parë nga prezumimi i institucioneve qeverisëse – që mendon se di të dallojë të drejtën dhe të gabuarën, dhe duke qenë se ka ndarë mendjen për të gabuarën duke menduar se është e drejtë sipas tij, nga kjo del se ai ka zgjedhur rrugën e gabuar të qeverisjes dhe kështu ngadalë rrëshqet në autoritarizëm apo edhe statizëm.
Pastaj në rastin e dytë nga intoleranca – ajo duke mos qenë në gjendje të mbrojë të drejtat e përgjithshme, zgjedh rrugën e të sunduarit të të gjithëve, duke menduar se nga kjo do të dalë progresi dhe e drejta e shtetit demokratik, e që në fakt është një rrëshqitje me arsye në humnerën apo gropën e lakmisë për të zotëruar të gjitha dhe mbajtur në fre e dëgjueshmëri apo nënshtrim.
Në rastin e fundit nga mospajtimet e mëdha – duke mos qenë në gjendje t’i kontribuojë procesit pozitiv të vendit dhe rrugës së tij drejt demokratizimit dhe integrimit, zgjedh mospajtimin gjatë këtij procesi dhe këtë e realizon duke ndërruar qasjen për të keq, dhe duke ndalur kështu rrugën e demokratizimit dhe të ecjes së shtetit në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Megjithatë, duhet nënvizuar se nuk mund të ekzistojë, apo edhe të shfaqet, në një shtet demokratik autoritarizmi pa ndonjë ideologji paraprake apo dogmë të përcaktimit për këtë rrugë të mbrapshtë të një shteti të ri me demokraci të re dhe në tranzicion të gjatë.
Prandaj, nga momenti kur shteti bie në duart e kësaj ideologjie paraprake atëherë ai tregon ngadalë figurën e diktaturës apo autoritarizmit, e cila mund të vërehet nga ajo se ata (elita autoritare) më shumë mbajnë pushtetin për privilegjet se sa lidhur me besimin se janë duke zhvilluar politikat efektive, progresive dhe të duhura në rrugën e procesit të zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit.
Kosova që nga shpallja e saj shtet i mbikëqyrur dhe e cila ka përjetuar dhe ende po e përjeton edhe pas pavarësisë tranzicionin, apo më mirë të thosha mësimin e ndërtimit të shtetit juridik dhe demokracisë, ka filluar të shfaq shenja të një autoritarizmi apo diktature demokratike, e që është duke u rritur ky presion i brendshëm dhe ky superioritet i lidershipit e institucioneve qeverisëse ndaj demokracisë dhe shtetit.
Tani mund të flitet me një zë të theksuar se, Kosova dhe liderët institucionalë janë duke ndërtuar një shtet autoritar dhe në këtë kontekst mund shihet shumë qartë se si qytetarët e Kosovës janë bërë subjekt i autoritetit shtrëngues shtetëror në shumë aspekte të jetës së tyre, duke përfshirë këtu edhe çështjen e xhepit privat të individit apo qytetarit si dhe të shkeljes së hapur të të drejtave dhe lirive të njeriut .
Dhe krejt në fund, shpesh zërat kundërshtues janë injoruar dhe konsideruar në mënyrë të habitshme nga këto institucione dhe ky lidership si njerëz që bëjnë komplot kundër interesave dhe rrugës së mirë institucionale të vendit, e që në fakt ata nuk kanë menduar se pikërisht këta zëra janë zëra të demokracisë dhe të sjelljes së frymës së një shtetit juridik dhe demokratik e evropian.
Në mënyrë tipike, shihet qartë se qeverisja në shtetin e mbikëqyrur të Kosovës është duke u sunduar nga një regjim autoritar apo më mirë nga një grup elite që përdor mjetet nevojshme të fuqisë së shtetit dhe që ka si vegël demokracinë.
Ndërkaq, ligjet janë duke u injoruar në mënyrë të tmerrshme dhe rutinore institucionet dhe lidershipi – apo më mirë të them ato sikur nuk ekzistojnë fare sepse, zbatimi apo beteja në mes letrës së ligjit dhe materializimit apo praktikumit të saj është i pamundur në një qeverisje autoritare dhe në një diktaturë demokratike moderne, sepse siç dihet këto ligje dhe kushtetuta e shtetit janë të huaja për superiorët ndaj demokracisë dhe shtetit.
Gjithçka në sistemet e tilla qeverisëse punohet e veprohet sipas tekave të elitës autoritare dhe kjo normalisht se e çon shtetin në një lodhje dhe mundim të madh, duke bërë kështu atë objekt të lojës së pasionit.
Kosova duhet sa më parë të jetojë e zhytur në demokraci, duke e bërë atë pjesë të pandashme të institucioneve qeverisëse, pastaj të fillojë shtrëngimin e shtëpisë së re e të ndërtuar së bashku më bashkësinë ndërkombëtare, të arrijë të kapë dhe të mësojë shtetin juridik dhe evropian e modern si dhe të punojë në rrugën e procesit të integrimeve euroatlantike.
Koha nuk pret, proceset në botë ecin në dinamikën e tyre, prandaj shteti i ri i Kosovës duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme ashtu që ta zë hapin e zhvillimeve evropiane dhe botërore.
(Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles