LAJMI I FUNDIT:

Super Havolli me goditje alla Ronaldo

Super Havolli me goditje alla Ronaldo

Mesfushori i talentuar i Flamurtarit, Rinor Havolli, ia ka siguruar ekipit të tij një fitore të vlefshme kundër Deçanit, me anë të një eurogoli nga gjuajtja e lirë që ngjasoi me goditjet e Cristiano Ronaldos.

Flamurtari e nisi mirë sezonin pranveror duke e mposhtur njërin nga konkurrentët më të fortë të Ligës së Parë, Decanin, që pozicionohet e katërta në tabelë.

Ishte mesfushori kuqezi, Rinor Havolli, që shkëlqeu në këtë ndeshje derbi. Kur po zhvillohej minuta e 50-të, u akordua një gjuajtje e lirë për Flamurtarin 35 metra larg portës së kundërshtarit.

Rinor Havolli ia ‘terroi’ portierit mysafir, Visar Haxhijajas, me një super-goditje potente që përfundoi në qoshen e lartë të portës. Havolli si duket është bërë ankthi më i tmerrshëm i këtij portieri, pasi që edhe në ndeshjen e parë që zhvilluan këto dy skuadra, kishte shënuar ngjashëm nga gjuajtja e lirë.


I pyetur se si ndihet kur shënon kësi gola alla Ronaldo, ai tha: “Është kënaqësi të shënoj kësi gola, por më shumë më gëzon fakti që goli im ia dhuroi tri pikë tejet të rëndësishme skuadrës sime”.

Edhe pse shumë ekipe të Superligës janë të interesuara për të, ai për Telegrafin tha se në Superligë dëshiron të luaj vetëm me Flamurtarin. /Telegrafi/