Suedia mund të bëhet shumë shpejt vendi i parë në Botë që do ketë një monedhë virtuale të vetën, të garantuar dhe kontrolluar tërësisht nga Banka Qendrore e Suedisë, Riksbank. Diçka e tillë u lajmërua nga numri dy i bankës Qendrore të Suedisë duke shtuar se bëhet fjalë për plane konkrete dhe jo vetëm fjalë.
Ky do të ishte një revolucion në botën financiare ndërkombëtare. Në qarkullim ka monedha virutale, që quhen Bitcoin, apo edhe monedha lokale autonome, si në Barcelonë, por, futja në treg e një monedhe virtuale të rregulluar nga Banka Qendrore do të ishte një risi absolute.
E për më tepër, bëhet fjalë për një ndër superfuqitë industriale të Botës sot, si dhe një ndër vendet me mirëqënien më të lartë në nivel global. Bëhet fjalë për një vend, ku rritja ekonomike fiksohet pranë 4%, borxhi jo më i lartë se 40% e GDP-së, dhe punësimi thuajse me kapacitet të plotë.
Në Suedi gjejnë strehë disa prej gjigantëve të rrjetit, si Skype apo Spotify. Corona virtuale mund të behet kështu një realitet shumë shpejt. Tranzicioni nga paraja cash në atë elektronike është një realitet prej kohësh në Suedi tashmë.
Vlera e parasë cash në GDP-në e vendit ka zbritur nga 10% në 1950 në vetëm 1.5% sot. Bankat po refuzojnë gjithnjë e më shumë transaksione me para në dorë. E njëjta gjë vlen edhe me dyqanet. Monedha e re pritet të njoftohet zyrtarisht brenda dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës